Aksion kundër kontrabandës në veri, arrestohen 10 persona dhe konfiskohen mbi 20 automjete
Vlera e mallrave të dyshuara për kontrabandë kalon 200 mijë euro. Elshani zbulon skemën e dyshuar të transportimit të mallrave nga Serbia përmes Bërnjakut drejt Prishtinës.
Dhjetë persona janë arrestuar dhe mbi 20 automjete janë konfiskuar në kuadër të një operacioni policor kundër kontrabandës me mallra, të zhvilluar të enjten në 22 lokacione në katër komunat veriore të Kosovës. Vlera e mallrave të dyshuara për kontrabandë vlerësohet të jetë mbi 200 mijë euro.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast kanë nisur para gjashtë muajsh, bazuar në informacione të mbledhura nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
“Në fakt ky hetim ka nisur para gjashtë muajve, pas informatave të cilat i ka mbledhur Policia e Kosovës bashkë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Mandej kemi shkuar te prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, kemi diskutuar me të, i njëjti ka urdhëruar marrjen e veprimeve për zhvillim të hetimeve dhe ne kemi filluar punën në prill të këtij viti” , ka deklaruar Elshani.
Ai ka bërë të ditur se pas gjashtë muajsh hetime, autoritetet kanë ndërmarrë aksionin, gjatë të cilit janë bastisur 22 lokacione.
Kontrollet janë zhvilluar në nëntë lokacione në Mitrovicën e Veriut, nga pesë në Zveçan dhe Zubin Potok, si dhe në tri lokacione në Leposaviq.
Elshani ka konfirmuar se dhjetë persona janë dërguar në stacion policor si të dyshuar, ndërsa pas intervistimit pritet që prokurori të vendosë për veprimet e mëtejshme ligjore.
“Deri tani ne kemi sjellë në stacion 10 persona të cilët konsiderohen të arrestuar, si të dyshuar lidhur me rastin në fjalë. Mandej pas intervistimit do të vendoset nga prokurori se si të veprohet tutje” , ka thënë ai.
Sipas Elshanit, kontrollet kanë vazhduar edhe në disa lokacione për shkak të sasisë së madhe të mallrave të gjetura.
Përveç mallrave, gjatë operacionit janë konfiskuar mbi 20 mjete motorike, përfshirë vetura, xhipa dhe dy kamionë. Sipas vlerësimeve fillestare të autoriteteve, vlera e përgjithshme e mallrave të dyshuara për kontrabandë është mbi 200 mijë euro.
“Konsiderojmë që vlera e përgjithshme është diku mbi 200 mijë euro. Sidoqoftë, ne kemi mbi 20 mjete motorike, duke filluar prej veturave, xhipa, dy kamionë janë, që janë konfiskuar me urdhër të prokurorit dhe mandej do të vendoset se si të veprohet tutje”, ka deklaruar Elshani.
Në mesin e mallrave të gjetura ka tekstile, barna, produkte ushqimore dhe artikuj të tjerë.
Dyshimet për një skemë të transportimit të mallrave nga Serbia
Gjatë deklarimit të tij, Elshani ka shpjeguar edhe mënyrën se si dyshohet se funksiononte skema e kontrabandës. Sipas tij, mallrat dyshohet se transportoheshin nga Serbia përmes pikës kufitare të Bërnjakut drejt Mitrovicës, ku më pas sigurohej dokumentacion që krijonte përshtypjen se ato ishin blerë në këtë qytet.
Sipas dyshimeve të hetuesve, mallrat më pas dërgoheshin për t'u shitur në Prishtinë.
“Janë të gjitha kategoritë e mallrave. Prej tekstilit, barna, gjëra ushqimore dhe gjëra të tjera. Kemi fenomen për shembull, nëse e shihni nëpër video, e shihni një kamion aty i cili vjen prej Serbisë, hyn nëpër urën e Bërnjakut që është mbi pikën kufitare të Bërnjakut, vazhdon rrugën, vjen këtu tek Mitrovica, merr dokumentacionet që janë këtu, domethënë dyshimet janë që gjoja se ai mall po merret në Mitrovicë dhe mandej shkon e shitet në Prishtinë” , ka theksuar Elshani.
Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.
“Rasti trajtohet në procedurë të rregullt ”, ka deklaruar Preteni.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi sot në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Mal të Zi se dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike. Në fjalën e mbajtur në seancën plenare “Një…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi se Serbia ka përdorur kundër Kosovës të njëjtat metoda që Rusia përdor kundër Evropës….
Kryeministri kërkon statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc i paraqet si kërcënime ndaj sigurisë evropiane. Shën Stefan, Mali i Zi, 22 tetor 2026 – Kryeministri…
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo nuk duhet të jetë e ndikuar nga politika apo interesat e pushtetit, por duhet të mbrojë në…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar se nëse presidentja Justina Shiroka-Pula kërkon që Ligji për Gjykatën Speciale të rishqyrtohet apo të ndryshohet, atëherë secili deputet duhet të…
Dy avokate që ishin pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Roëan, nuk do të jenë më pjesë e këtij ekipi,…
Gjykata e Apelit njoftoi se seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e caktuar për 29 tetor 2026 në orën 09:50, do të mbahet në orën 11:10. “Ndryshimi ka të bëjë vetëm me kohën e mbajtjes së…
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Themelores që kishte rrëzuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe ish-ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie. Dyshimet lidhen me marrëveshjet për financimin e…
Albulena Haxhiu thotë se Kuvendi do të angazhohet që procesi të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente. Dy pozita i takojnë komunitetit shqiptar, një komunitetit serb dhe një komuniteteve të tjera joshumicë. Kryetarja e…
Marrëveshja synon shkëmbimin e informatave për trajtimin e kërkesave pronësore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë diskutimit, u ngrit shqetësimi që marrëveshjet e tilla të mos mbeten vetëm në letër. Këshilli…
Në 17-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa diskutuan për standardet ndërkombëtare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rolin e Komisionit të Venecias, duke theksuar se teknologjia mund ta…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm. Në një deklarim për…
Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pas përfundimit të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban. Sipas…
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të mishit nga Brazili, pas dyshimeve për parregullsi me etiketat e afatit të përdorimit të mishit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në Shën Stefan, ku kanë diskutuar për prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar sot se shpreson që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Ai për KosovaPress ka thënë se zbatimi i…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në senancën plenare të Kuvendit të Kosovës, foli për kolegun e saj të partisë, Faton Peci, për të cilin tha se do të mbahet mend për transformimin që ka bërë në…
Lidhur me publikimin e disa pamjeve ku një person ka hyrë dhe ka xhiruar në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se në pamje të tilla nuk do të duhej të…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kanë kujtuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi zotimet e marra në Londër në vitin 2018. Merz bëri thirrje urgjente për përgjegjësi dhe…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës po mban sot mbledhjen e 373-të, ku në rend dite janë gjithsej 38 pika. Gjatë kësaj mbledhjeje, KGjK-ja po shqyrton çështje të ndryshme që lidhen me funksionimin e sistemit gjyqësor, përfshirë…
Një aksion i koordinuar i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ka zbuluar dhe ndërprerë veprimtarinë e dyshuar të kontrabandës së mallrave nga Serbia drejt Kosovës përmes rrugëve ilegale në veri të…
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të…
Ish-presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se komunikimi me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duhet të mbetet i afërt, i përditshëm dhe në nivelet më të larta politike. Ajo ka theksuar se…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjitha palët, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen pa u personalizuar, pavarësisht pasojave politike që mund të sjellin. Duke folur në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e terapisë për pacientët me kancer, pas rastit të pacientes që humbi jetën pasi, sipas shoqatës së…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka informacion zyrtar për kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e GP të LDK-së thotë se qëndrimin kjo parti do ta përcaktojë pasi të mësojë arsyet dhe…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe respektimit të vendimeve të saj, duke nënvizuar se kushtetuta duhet të jetë mbi pushtetin dhe se asnjë institucion nuk…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi, duke thënë se, është koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë…
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur rreth procedimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Presidencë. Para seancës së kuvendit Nagavci tha se VV ka insistuar që të mos ngutej në…
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një periudhë vendimtare për perspektivën e tyre evropiane, duke nënvizuar sfidat e veçanta me të cilat përballet secili…
Kosova ka formalizuar tri marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian përmes ligjeve të publikuara të mërkurën, më 21 tetor 2026, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për ratifikimin e…
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nesër do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ceremonia është planifikuar të nisë nga ora…
Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj J.J, i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i…
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka falënderuar Bedri Hamzën për angazhimin e tij në krye të PDK-së. Totaj e ka cilësuar dorëheqjen e tij si fisnike e cila sipas tij hap një rrugë të re…
Pas ndalimit të rreth 103 tonëve mish me afat të skaduar në Mal të Zi të cilët ishin të destinuar për Kosovë, Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka thënë për Ekonomia Online se po realizohet një nga operacionet më…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që sot ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të medias brenda Presidencës. Para kthimit të ligjit, pritet të mbahet një takim mes presidentes dhe…
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Miloçer të Malit të Zi, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, ku pritet të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit rajonal,…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot (e enjte) seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, me pesë pika në rend dite. Në mesin e tyre janë formimi i një komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Gresë Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, një muaj…
Bedri Hamza ka dhënë të mërkurën dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, më pak se një vit pasi u zgjodh në krye të saj. Deri në zgjedhjet e brendshme, partinë e…
Afati për dekretimin ose kthimin e ligjit përfundon më 23 tetor – në rast të kthimit, Kuvendi mund ta miratojë sërish me së paku 61 vota, ndërsa procedura për ndryshimin e dispozitave mbetet e paqartë Hulumtuesi i Institutit Demokratik…
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e një pacienteje me kancer të avancuar të gjirit, për të cilën organizata “Renesansa” pretendoi se kishte mbetur për rreth…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, përfshirë atë për njohjen e diplomave, të zbatohen nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, duke përmendur në veçanti…
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, së bashku me administratorin e kësaj gjykate, Shaban Gërxhaliu, kanë pritur në një takim zyrtar një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, i shoqëruar nga përfaqësueset e…
Bëhen 31 vjet nga rrëmbimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha, i cili u mor me forcë nga vendi i tij i punës në Tiranë, më 21 tetor 1995. Edhe pas më shumë se tri dekadash, fati i eshtrave të tij mbetet i…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Valon Hoti, ka kritikuar opozitën lidhur me çështjen e protezave për invalidët e luftës, duke e akuzuar për manipulim politik me temat që lidhen me UÇK-në dhe kategoritë e dala nga…
Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave
Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim
“Situatë pak jostabile”, çka po paralajmëron meteorologu Rugova?
Kurti në Samitin e Berlinit: Radoiçiqi bredh i lirë, i mbrojtur nga aparati shtetëror i Serbisë – sulmi ndaj Kosovës është sulm ndaj gjithë Evropës
Si e kuptonte Hegeli Diplomacinë në kohën e tij ?
Mos të jemi indiferentë ndaj rinisë sonë!
Pa Gjergj Kastriotin jemi të paorientuar, me të jemi të përjetshëm në Europë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Ylli i reality-show-t, Kim Kardashian, ka festuar ditëlindjen e saj të 46-të me stil, duke tërhequr vëmendjen me dy…
Aktorja e njohur amerikane, Dakota Johnson, është fotografuar duke dalë nga një palestër në Los Angeles, ku ka…
