Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e prof. dr. Zoran Spirovskit, kirurg i njohur dhe profesor universitar. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ahmeti tha se gjatë viteve kishte pasur disa takime personale me profesorin, duke njohur nga afër përkushtimin e tij ndaj mjekësisë. Ai theksoi se Spirovski la gjurmë të rëndësishme në shëndetësi, jo vetëm në trajtimin e pacientëve, por edhe në edukimin dhe aftësimin profesional të shumë gjeneratave të mjekëve dhe specialistëve. Ahmeti shprehu ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit. „Profesori Spirovski do të mbahet mend për dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij“, shkroi Ahmeti, duke përfunduar mesazhin me fjalët: „I përjetshëm qoftë kujtimi për të!“.
