Afro 50 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxhev
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se afro 50 konsumatorë, përfshirë biznese dhe amvisëri, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë gjatë tri ditëve të fundit, për shkak të borxheve të papaguara.
Sipas njoftimit, borxhet e konsumatorëve të shkyçur variojnë nga 300 deri në 3 mijë euro.
KRU "Prishtina" ka bërë të ditur se aksionet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
"Me këto aksione synohet rritja e disiplinës së pagesave dhe trajtimi i barabartë i të gjithë konsumatorëve", thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/
