TË FUNDIT

Adriatik Dosti flet për kandidatin e ri për President – ka dy fjalë edhe për Hotin

Analisti Adriatik Dosti ka reaguar pas marrëveshjes së LVV-së dhe LDK-së për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, duke e cilësuar Bekim Sejdiun si një figurë të denjë dhe bashkuese.

Dosti vlerëson përvojën e Sejdiut në drejtësi dhe diplomaci, ndërsa kritikon kundërshtimet nga opozita ndaj kandidaturës së tij. Ai ironizon qëndrimet e disa figurave politike, duke thënë se marrëveshja Kurti–Abdixhiku është në të mirë të Kosovës.

Në fund, Dosti i sugjeron me ironi kryeministrit Albin Kurti që ta marrë si këshilltare kampionen e boksit, Donjeta Sadiku, duke e cilësuar atë si një vajzë të fortë dhe trimëreshë.

Postimi i plotë:

Bekim …qofsh bekim edhe për Kosovën.

Më së fundi përmbi partitë politike e liderët e tyre e në të mirë të Kosovës e popullit të saj …LVV e LDK ( Kurti & Abdixhiku ) kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës të cilin pritet që ta votojë e ta aprovojë tashmë edhe Kuvendi .

Bekim Sejdiu mendohet se do të jetë Presidenti i ri i Kosovës …dhe qoftë ishalla për vendin e popullin e tij njashtu siç ka edhe emrin.

Vjen nga bota e drejtësisë dhe e diplomacisë…profesor i së drejtës, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese , ish Ambasador i Kosovës në Turqi , diplomat i rangut të lartë për Republikën e Kosovës në New York – USA etj…i formuar e i arsimuar për t’u patur zili.

Figurë që me konsensualitet i plotëson të gjitha ç’ka duhen për të qenë njeriu i parë i Kosovës e për të vënë interesat e Kosovës e popullit të saj mbi partitë politike e liderët e tyre .

Figurë bashkuese e jo përçarëse ç’ka i duhet Kosovës sot më shumë se kurrë.

Por ja që s’na dashka Dulle Hoti se…i cili që sot e deklaroi votën e tij kundër Prof. Sejdiut…duke i kujtuar se ai ka qenë një ndër ata që e kanë rrëzuar pak kohë më parë qeverinë e tij .( ???)

O Dull po të rikujtoj se …me marrëveshjen që ti nënshkrove në Washington në krah të Vuçiqit e fatkeqësisht edhe përballë Trump e në zyrën e këtij të fundit …një marrëveshje pothuajse krejtësisht në dëm të interesave kombëtare të Kosovës…ti nuk ishe për rrëzim…por për burg !

Edhe Timja , Ganja , Vlora, Bytyçi e Dudja na qenkan mërzitur fort që Albini e Abdixhiku e arritën marrëveshjen e shumëpritur e të duhur për Kosovën pffff punë e inat grash budallaqe ndaj mos ua vini re fort.

Ramushi e Lushtaku do të jenë tërbuar me siguri…se budalla kurrë s’e do një të mençur mbi krye .

E Bedri – a bashkë me PDK e tij duket se dolën cullak krejt …e kur mendon se përpara kemi Dimrin e ftohtë e idhnak ju a qan hallin vërtet …

Kam një propozim për ty Albin…me këtë lloj Opozite që ke…je e je dhe aty e ke…pse s’e merr si këshilltare personale kampionen e Mesdheut në boks Donjeta Sadikun …çikën tonë trime që s’ta bën dysh fort …ku i dihet se ç’të vjen përpara …ndaj provoje njëherë…të siguroj se nuk do zhgënjehesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *