A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?
Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Një ditë më pas, Bashkimi Evropian u shpreh “thellësisht i shqetësuar” dhe tha se ndryshimet bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
Partia Demokratike e Kosovës, që propozoi këto ndryshime, tha se kjo nuk është e vërtetë sepse ata s’po e kërkojnë zhbërjen e Speciales dhe se “Kosova u rri besnike detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafikim të organeve”.
Ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje s’e ka komentuar këtë deklaratë për REL-in. Megjithatë, gjatë miratimit, vetë kryeministri Albin Kurti i cilësoi ndryshimet e propozuara si “të nxituara”.
Por, nëse ndryshimet përmes një ligji vendor bien ndesh me një marrëveshje ndërkombëtare, a mund të ndryshohet ajo marrëveshje?
Ndonëse Kuvendi ka kompetencë e mandat të miratojë dhe ndryshojë ligje, ndryshimi i ligjit të Kosovës nuk do të thotë se me automatizëm ndryshohet edhe marrëveshja ndërkombëtare me të cilën ndërlidhet ligji përkatës.
Sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Besfort Rrecaj, marrëveshja Kosovë-BE për Dhomat e Specializuara është një instrument juridik ndërkombëtar dhe, edhe si e tillë, mund të ndryshohet, por vetëm “me pëlqimin e palëve”.
Për këtë arsye, sipas tij, Kosova duhet të kërkojë fillimisht dakordim me BE-në për ndryshimet.
“Kosova mund dhe duhet ta propozojë hapjen e negociatave me BE-në për ndryshimin e marrëveshjes, duke e përshtatur atë me ndryshimet e rej a”, thotë Rrecaj për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se çdo ndryshim duhet të ruajë pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e proceseve gjyqësore.
Cilido ligj i miratuar nga Kuvendi mund të kontestohet te Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmëri nga Presidentja, Qeveria, Avokati i Popullit ose Kuvendi, ndërsa 10 ose më shumë deputetë mund ta kundërshtojnë atë brenda tetë ditësh nga miratimi.
Por, në rastin e ndryshimeve të miratuara për Ligjin për Specialen ekziston një procedurë e ndarë.
Pika 3 e nenit 162 të Kushtetutës përcakton se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, ka kompetencë ekskluzive për referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi synojnë pikërisht ta ndryshojnë këtë rregull përmes ligjit vendor, duke ia hequr Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e ligjit për Specialen e duke e kaluar këtë përgjegjësi të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Por, Kushteteta përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë përparësi ndaj ligjeve të Kosovës.
Në fund të vitit 2015, për shembull, Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohej ashtu siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, megjithëse kishte konstatuar se ajo “nuk ishte tërësisht në përputhje” me Kushtetutën. Kjo pasi që ishte konstatuar se, pas ratifikimit të marrëveshjes, “themelimi i Asociacionit është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik”.
Për këtë arsye, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Rrecaj, sqaron se nëse ligji i ri bie ndesh me marrëveshjen ndërkombëtare me BE-në, ai ligj vendor nuk mund të përdoret për ta tejkaluar marrëveshjen.
“ Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë përparësi ndaj ligjeve të Kosovës. Gjithashtu, Kushtetuta e Kosoves u jep përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare edhe ndaj dispozitave të s aj”, sqaron Rrecaj.
Si u refuzuan ndryshimet për Specialen në vitin 2020?
Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2020, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, propozoi ndryshimin e nenit 162 të Kushtetutës, që përcakton mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
ta ndryshonte paragrafin 13, në mënyrë që të thuhej drejtpërdrejt se mandati vazhdon deri kur Këshilli i BE-së të njoftojë për përfundimin e tij, në konsultim me Qeverinë e Kosovës;
dhe ta fshinte krejt paragrafin 14, që e lidhte vazhdimin e mandatit me Shkëmbimin e Letrave të vitit 2014.
Propozimet u dërguan për vlerësim paraprak në Dhomën Kushtetuese të Speciales në Hagë nga kryetarja e atëhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani. Më 26 nëntor 2020, Dhoma vendosi se amendamentet do t’i pakësonin të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë dhe, për këtë arsye, nuk mund të miratoheshin.
Në aktgjykim, Dhoma i kushtoi vëmendje të veçantë edhe faktit se Kosova nuk ishte konsultuar paraprakisht me autoritetet përkatëse të BE-së.
Dhoma e quajti mungesën e konsultimeve “mangësi procedurale”, por sqaroi se vendimi i saj nuk bazohej vetëm në këtë çështje. Megjithatë, ajo konstatoi se detyrimi për konsultim ishte pjesë e kërkesave kushtetuese dhe ishte relevant për procesin legjislativ në Kosovë.
Nga rrjedh detyrimi për konsultim?
Detyrimi për konsultim me BE-në lidhet me mënyrën se si u krijua korniza juridike e Dhomave të Specializuara.
Procesi nisi pas raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante pretendime për krime të rënda gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Pas këtij raporti, BE-ja krijoi Task-Forcën Hetimore Speciale për t’i hetuar këto pretendime.
Në vitin 2014, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, shkëmbyen letra për mënyrën se si do të trajtoheshin rastet nëse hetimet do të çonin në aktakuza dhe procese gjyqësore.
Përmes këtij Shkëmbimi Letrash, Kosova u zotua të krijonte dhoma të specializuara dhe një prokurori të specializuar, ndërsa parashihej që procedurat e ndjeshme të zhvilloheshin jashtë Kosovës.
Dokumenti parashihte edhe konsultimin me autoritetet përkatëse të BE-së gjatë ndryshimit të ligjeve që do të ndikonin në këto procedura.
Kuvendi e ratifikoi Shkëmbimin e Letrave më 23 prill 2014, duke i dhënë atij statusin e një marrëveshjeje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Më pas, më 3 gusht 2015, Kuvendi miratoi ndryshimin kushtetues që krijoi nenin 162 të Kushtetutës, si dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Tani, mungesa e qartësisë se si Qeveria do ta zbatojë ligjin e ri në raport me këto detyrime ndërkombëtare e lë të hapur çështjen e efektit të tij juridik në praktikë.
Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,…
Pas incidentit të mbrëmshëm, ku 63 minatorë mbetën të ngujuar në minierën e Trepçës pas ndërprerjes së energjisë elektrike, situata në minierë është duke u normalizuar Kryesindikalisti i minatorëve,…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka kundërshtuar rezolutën për Dhomat e Specializuara, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në veprimet e tjera që kanë pasuar. Ai ka…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e zhbën institucionin porse siç thekson ai synon përmirësimin e tij që ka për…
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes Presidentes së re dhe kryeministrit Kurti, ndërsa pritet të jetë një takim njoftues. Në takim pritet të diskutohen…
Pasi që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, pati reagime nga disa akterë ndërkombëtarë në adresë të institucioneve të shtetit. Bashkimi Evropian, fillimisht tha se…
Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem…
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare “Twin Transformation: Reconceptualizing Organizations and…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar ekipet e Trepçës, të KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan në nxjerrjen e minatorëve dhe rregullimin e defektit me të cilin u përball dje miniera e Trepçës në…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Agron Bajramin, ambasador të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, kryenegociator të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së re, duke e cilësuar këtë si një mundësi për një fillim të ri dhe një epokë të re në zhvillimin e vendit Në…
Trepça ka reaguar lidhur me bllokimin e 63 minatorëve në një minierë, se kjo ndodhi për shkak se dje, ka ndodhur një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është…
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë” , Hoxha ka ngritur çështjen e aplikimit të ligjit më…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë tender prej 3 milionë e 514 mijë e 280 euro e 37 centë, për t’u furnizuar me barna nga lista esenciale. Media raporton se thirrja e tenderit ishte e ndarë në 14 pjesë,…
Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë në RTK se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese. Duke komentuar procesin e zgjedhjes së presidentes, Hyseni tha se në parlamentarizëm…
Dy zyrtarët korrektues nga Kosova, të akuzuar për sulm ndaj një të burgosuri në burgun Vestre në Kopenhagë, janë liruar pas seancës paraprake të mbajtur të mërkurën. Sipas medias daneze “Avisen”, gjykatësi ka…
Analisti dhe veprimtari Halil Geci ka reaguar lidhur me pretendimet për pagesa mujore prej rreth 52 mijë dollarësh për diplomatin amerikan James Rubin dhe angazhimin e tij në përpjekjet për një marrëveshje që, sipas tij, lidhej edhe me…
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Fadil Demaku, ka thënë në RTK Prime se ndryshimet e miratuara në ligjin për Dhomat e Specializuara nuk përbëjnë ndërhyrje në proceset gjyqësore, por rregullim të kornizës…
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë…
Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se viti 2026 mund të jetë viti i dytë më i ngrohtë në Prishtinë, pas atij të 2024-ës. Por, pavarësisht të nxehtit të madh…
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se beson se procedura e zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula ishte në vijë me rendin kushtetues. Në Edicionin Special në Klan Kosova, Cakolli tha se…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë minierës së Trepçës. Djali i tij është në mesin e minatorëve që ende kanë mbetur të ngujuar në…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo ka dalë nga miniera ka thënë se gjendja e kolegëve të tij është e mirë dhe se ata po ngjiten…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës. Ai tha se është hera e tretë që i ndodh një gjë e tillë, derisa u shpreh se gjendja…
Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në thellësi. Në total, 63 minatorë kanë mbetur të bllokuar brenda minierës, pasi…
Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike ende nuk është rikthyer. Burime brenda minierës kanë bërë të ditur për kp se fillimisht…
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me anëtarët e Shoqatës së Shqiptarëve Veteranë të Luftës së Kroacisë, kanë bërë homazhe dhe vunë buqeta me lule pranë Memorialeve në Marinë dhe…
Gjatë mbrëmjes së sotme, 63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike. Burim Ibishi, komandant i zjarrfikësve në Mitrovicë, ka…
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, e nisi të mërkurën një vizitë në Ballkanin Perëndimor në Bosnje e…
60 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, pas incidentit të shkaktuar nga djegia e trafos kryesore. Nga 63 minatorët që mbetën të ngujuar pas…
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike. Januzi…
Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, i cili ka bërë…
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vlerësuar se zgjedhja e Shiroka-Pulës vjen në një moment kur Kosova…
Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në rreth 645 metra. Minatorët ndodhen në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, ndërsa ekipet përgjegjëse…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të djegies së trafos kryesore. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Ibrahim…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike që ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji. Sipas informacioneve, gjithsej 63 minatorë ndodhen…
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues të institucioneve, por edhe nga figura të njohura publike. Në mesin e personazheve që kanë reaguar pas zgjedhjes së…
Analisti Preç Zogaj komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe mënyrën se si u zgjidh kriza institucionale përmes zgjedhjes së presidentes së vendit. Sipas Zogajt, Kosova ndodhej përballë një situate mjaft të vështirë…
Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese. Duke komentuar procesin e zgjedhjes së presidentes, Hyseni tha se në parlamentarizëm marrëveshjet…
Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar për një aksion për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave në Prekazin e Epërm, duke e cilësuar si një nga deponitë më të mëdha ilegale në këtë zonë. Përmes…
Në Bishtazhin të Gjakovës është shënuar 100 vjetori i Famullisë "Zonja Rruzare". Klerikët fetarë në këtë përvjetor sollën në kujtesë shërbesat dhe sfidat që kishte pasur në një shekull. Me…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku është takuar me rektorin Armand Krasniqi, menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues të universitetit. Çeku ka thënë se në takim…
Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor ishin në fokus të diskutimeve në Forumin e Shoqërisë Civile, që po mbahet për herë të parë në Kosovë në kuadër të Procesit të Berlinit,…
Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është vlerësuar nga qytetarët si një hap që ka krijuar stabilitet politik dhe ka hapur rrugën për trajtimin e çështjeve të tjera me të cilat përballet…
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Dux ka shprehur urimet e tij për Presidenten e re, duke…
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye në qendër të debatit ligji që rregullon punën e Dhomave të Specializuara. Pas tri javë…
Berisha pas largimit të PDK-së nga komisioni për AKI-në: Të gjitha partitë të komunikojnë për tejkalimin e ngërçit
Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh
Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë – EFTA
Trepça drejt normalizimit, aktivizohen pompat pas ndërprerjes së rrymës
Mbi çdo pazar politik qëndron interesi kombëtar
E humbët rastin, por Kurti u tregua udhëheqës vizionar
Kosova zgjodhi presidenten – tani duhet të zgjedhë rrugën
Kosova, rast i veçantë në botë, tri presidente gra radhazi
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Lily Mo Sheen, vajza e aktorit të njohur Michael Sheen dhe aktores britanike Kate Beckinsale, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj…
Aktorja britanike Daisy Edgar-Jones tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa ishte në mesin e yjeve që morën…
