“A jam budallaqe që kam lënë këtë parajsë?” – Vesa Luma e penduar që u kthye nga Zelanda e Re në Shqipëri?
Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një pamje nga Zelanda e Re, duke shprehur nostalgjinë për vendin ku ka jetuar për disa vite me familjen e saj.
Në fotografinë e publikuar, artistja shfaqet duke shijuar një peizazh piktoresk, të rrethuar nga ujërat e kaltra dhe gjelbërimi, ndërsa pamja duket se i ka rikujtuar bukuritë e këtij vendi.
“10/10 bench in New Zealand” (Një stol 10/10 në Zelandën e Re), ka shkruar Vesa në videon e publikuar, duke vlerësuar vendin dhe pamjen që ofron.
Megjithatë, mbishkrimi që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai në gjuhën shqipe: “A jam budallaqe që kam lënë këtë parajsë?”, një fjali që përcjell mallin e këngëtares për jetën në Zelandën e Re.
Foto: Vesa Luma/InstaStory
Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, kanë jetuar për një periudhë në këtë vend, ku kanë ndërtuar jetën e tyre familjare larg vëmendjes së përditshme mediatike. Gjatë viteve, ata kanë ndarë herë pas here me publikun momente nga përditshmëria e tyre atje.
Postimi i fundit i këngëtares rikthen në vëmendje lidhjen e saj me Zelandën e Re, një vend që duket se i ka lënë kujtime të veçanta. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse fjalët e saj janë thjesht një shprehje nostalgjie apo nëse pasqyrojnë edhe ndonjë pendesë për largimin nga ky vend. /Telegrafi/
