TË FUNDIT

A hani vonë natën? Hulumtime të reja zbulojnë pasoja serioze për shëndetin tuaj

Ngrënia vonë gjatë natës lidhet me rrezik më të lartë për sëmundjet e mëlçisë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Clinical Gastroenterology and Hepatology.

Studiuesit analizuan të dhënat e tre studimeve të mëdha amerikane dhe ndoqën pjesëmarrësit për rreth 16 vjet.

Rezultatet treguan se personat që hanin pas darkës ose pasi shkonin në shtrat kishin 36% më shumë rrezik për sëmundjen e mëlçisë yndyrore dhe 28% më shumë rrezik për cirrozë, krahasuar me ata që nuk e kishin këtë zakon.

Sipas studiuesve, lidhja mbeti e dukshme edhe pasi u morën parasysh faktorë si mosha, diabeti, aktiviteti fizik dhe indeksi i masës trupore.

Megjithatë, studimi ishte vëzhgues dhe nuk provon se ngrënia vonë është shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre sëmundjeve.

Autori kryesor, hepatologu Robert Wilechansky nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës i Oregonit, theksoi se kufizimi i ushqimit disa orë para gjumit mund të jetë i dobishëm.

Ekipi po planifikon studime të tjera për të kuptuar më mirë nëse ndryshimi i orarit të vakteve mund të përmirësojë shëndetin e mëlçisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *