POLITIKATË FUNDIT

A e dini se mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së, ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-drejtorë, marrin paga nga arka e BDI-së ?

Paramendoni, në listën e atyre që marrin rrogë nga BDI-ja është edhe një ish-drejtor për tri mandate, një ish-ministër për dy mandate dhe një ish-deputet për dy mandate.

Rrogat nuk janë të vogla, janë diku rreth 100 mijë denarë. Dhe kur ata marrin paga gati 1.500 euro në muaj, ndërkohë që në popull njihen si “milionerë”, çfarë duhet të bëjë një i ri i Forumit Rinor të BDI-së?

Të vrapojë pas tyre që ai të bëhet drejtor përsëri, të bëhet ministër përsëri apo të bëhet deputet, ndërsa ky i riu që ka vullnet, guxim dhe ambicie, punon si kamarier dhe është më i zëshëm se këta që ende marrin rroga!

Së shpejti, TS do të publikojë me emër dhe mbiemër të gjithë ata që, në kurriz të një të riu, marrin rroga dhe nuk punojnë në seli të partisë, ndërsa ai i Forumit Rinor ende punon si kamarier!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *