TË FUNDIT

“A duhet me u vra për me u marr seriozisht” kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Sot në Prishtinë po mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj.

Protesta ka nisur në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.

Protesta organizohet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.

07/11/2026 12:40- “Personi i dënuar për dhunë në familje punon në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë” Gjatë marshit, organizatorë të protestës gjatë fjalimit të tyre theksuan se një person i dënuar për dhunë në familje punon në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë. 07/11/2026 12:20- Protestuesit me pankarta "Gjumi s'ka me ju marrë" Protestuesit gjatë marshit të tyre po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn. Gjatë marshit protestuesit po mbajnë pankartën “Gjumi s’ka me ju marr”, gjersa po brohoritin “Nuk ka paqe me sigurinë e grave”, “Poshtë Prokuroria patriarkale”, “Sot Arlinda, nesër kush”, "Për gratë shtatë ditë është luftë", "A duhet me u vra për me u marr seriozisht". 07/11/2026 12:14- Gjashtë kërkesat e protestuesve Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist në protestën që ka nisur sot në ora 12:00 në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn kanë 6 kërkesa. Ndër to është edhe kërkesa për legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra. K ërkesat:

Gjatë marshit, organizatorë të protestës gjatë fjalimit të tyre theksuan se një person i dënuar për dhunë në familje punon në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë.

Protestuesit gjatë marshit të tyre po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn.

Gjatë marshit protestuesit po mbajnë pankartën “Gjumi s’ka me ju marr”, gjersa po brohoritin “Nuk ka paqe me sigurinë e grave”, “Poshtë Prokuroria patriarkale”, “Sot Arlinda, nesër kush”, "Për gratë shtatë ditë është luftë", "A duhet me u vra për me u marr seriozisht".

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist në protestën që ka nisur sot në ora 12:00 në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn kanë 6 kërkesa.

Ndër to është edhe kërkesa për legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *