POLITIKATË FUNDIT

Qeveria e Kosovës: Presim vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë duke pritur vlerësimin e situatës në veri nga organet e sigurisë “për hapat e mëtejmë” për zgjedhjet në veri.

Ai ka shkruar në Facebook se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Pengimi apo pamundësimi i tyre [zgjedhjeve] është sulm ndaj demokracisë”.

“Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri”, ka shkruar ai.

Të martën grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës “duhet të jetë prioriteti më i lartë”, dhe se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor.

Zyra e demoluar e KQZ-së në Mitrovicën e Veriut. 7 dhjetor 2022.

Zyra e demoluar e KQZ-së në Mitrovicën e Veriut. 7 dhjetor 2022.

Edhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë më 7 dhjetor se janë të shqetësuar për situatën në veri të vendit.

Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna – i kundërshton këto zgjedhje.

Udhëheqësit e Kosovës i dënuan incidentet e së martës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të forcave në veri.

Zyrtarë të KQZ-së thanë, po ashtu, se në rrethana të tilla, “nuk mund të punohet sipas planeve të parapara”./REL

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Presidenca: Shtyrja e zgjedhjeve, vetëm pas vlerësimit nga organet e sigurisë


Kosovë-Shqipëri

Komandanti i KFOR-it: Rrezikuam të humbim gjithçka që u arrit në 23 vitet e kaluara


Kosovë-Shqipëri

Serbia e konfirmon vdekjen e shqiptarit nga Peja në burgjet e saj – zbulon “arsyen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *