Filloi rrënimi i shtëpisë së fundit në “Bllagoja Toskë”, pranvera është afati i ri sipas Kasamit për përfundimin e bulevardit
Sot filloi rrënimi i shtëpisë së fundit e cila ishte pengesë për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë. Familja është larguar nga aty ndërsa për atë se kur do të jetë gati e gjithë rruga, kryetari i Komunës së Tetovës dha afat të ri, Kasami beson se në pranverë do përfundojë i gjithë asfaltimi, shkruan Portalb.mk.
Vazhdimi i punimeve pas rrënimit të shtëpisë dhe pastrimit të terrenit do të varret nga kushtet atmosferike.
“Punët vazhdojnë aty, por do të vazhdojnë edhe konform kushteve atmosferike. Besojmë që nëse do na premtojë koha do vazhdojmë me të njëjtën dinamikë. Sipas bisedimeve që kemi pasur me kompaninë realizuese, me eliminimin e problemit të fundit do të vazhdojnë punimet te ura ku do duhet të bëhen dy mure mbajtëse, ku më pas të intervenohet edhe me kompletimin e tamponimit të rrugës, që besojmë në pranverë kur të krijohen kushtet atmosferike dhe të bëhet asfaltimi i komplet teracës të bëjmë edhe promovimin e asaj rruge”, deklaroi Bilall Kasami.
Paraprakisht për rrënimin e kësaj shtëpie kishte mosmarrëveshje nga ana e pronarëve për sa i përket vlerës ndaj pronës. Por që, ashtu siç u deklarua, ky problem u tejkalua.
Kujtojmë që në një pjesë të kësaj rruge, nga shkolla Tekstile është shtuar asfalt.
Punimet për vazhdimin e bulevardit rifilluan me 16 maj 2022 nga Shkolla Tekstile “Goce Stojçevski”, për të përfunduar aty ku filloi udhëheqësia e kaluar gushtin e vitit 2021, tek ura nën spitalin e qytetit dhe që u la në gjysmë.
Premtimet për përfundimin e këtij bulevardi datojnë gati se para një dekade, i njëjti çdo herë premtohet para zgjedhjeve, ai është edhe pjesë e Programit Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.
- LEXO: U arrit marrëveshje mes banorit dhe Komunës së Tetovës për rrënimin e objektit që pengon vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska”
- LEXO: Problemi me “Bllagoja Toskën”, banori: Ende jemi në gjyq, komuna: ai nuk e respekton ligjin
- LEXO: Kasami do të kërkojë asistim policor për të rrënuar objektin i cili e pengon “Bllagoja Toskën”
- LEXO: Kasami: Kemi problem me një banor për hapjen e “Bllagoja Toskës”
- LEXO: Shtëpitë nuk janë prishur, Komuna s’tregon çfarë ndodh me “Bllagoja Toskën” që duhet të mbarojë në tetor (Video)
- LEXO: Nuk dihet nëse bulevardi “Bllagoja Toska” do jetë gati në vjeshtë, Komuna e Tetovës hesht (VIDEO)
- LEXO: Bulevardi “Bllagoja Toska”, Kasami: Nuk janë ndërprerë punimet, kanë dalë disa probleme të paparashikuara
- LEXO: Kasami: Në vjeshtë përfundon bulevardi “Bllagoja Toska” (VIDEO)
- LEXO: Rifilluan punimet për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, këtë herë prej te shkolla tekstile (VIDEO)
- LEXO: Komuna e Tetovës: Të hënën fillojnë punimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”
- LEXO: Punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” do të rifillojnë javën e ardhshme, paralajmëroi Kasami
- LEXO: Pritjes për “Bllagoja Toskën” po i vjen fundi sipas komunës, nuk tregojnë kur konkretisht do fillojnë punët (FOTO)
- LEXO: Për dhjetë ditë zgjidhet problemi i pronave që pengojnë vazhdimin e “Bllagoja Toskës”, premtoi Kasami
- LEXO: Tetovë, “Bllagoja Toska”, tri prona pengojnë procesin, Kasami: Me përmirësimin e motit fillon puna
- LEXO: “Bllagoja Toska”, nuk mund të vazhdojnë punimet sepse ka konteste pronësore-juridike
- LEXO: Vazhdimi i bulevardit “Bllagoja Toska” u fillua gjatë fushatës parazgjedhore, sot është shndërruar sërish në parking
- LEXO: Tetovë, “Bllagoja Toska”, bulevardi që ‘pret’ për afër një dekadë, filloi të ndërtohet në prag të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Fisnik Xhelili Send an email 15:18, 07-12-2022