Syla tregon një firmë tjetër greke që u bë partner strategjik i Qeverisë, e lidh me vizitën “misterioze” të Kurtit
Syla tregon një firmë tjetër greke që u bë partner strategjik i Qeverisë, e lidh me vizitën “misterioze” të Kurtit
Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se tenderat një burimor me firma greke të KEK-ut nuk janë të rastësishme.
Ai thotë se vizita disa ditore e Kryeministrit Kurti në Greqi në kohën kur mori pushtetin është e lidhur me këto kontrata, për të cilat u arrestua kryeshefi i KEK-ut.
“Të shkojmë kronologjikisht. Nuk mund të mohohet fati që Kurti kur mori detyrën në fillim shkoi për disa ditë me radhë në Greqi në një pushim misterioz. Nga ajo tash po dalin këto. Kontrata me KEK-un ishte paraprirë edhe nga një marrëveshje tjetër e dyshimtë”, tha ai.
Ai tregon edhe një rast tjetër kur një kompani greke mori të drejta ekskluzive nga qeveria/
“Po e shohim Kosmonte Food që ka marrë statusin si partner i vetëm strategjik i Kosovës. Po e shohim që i janë dhënë edhe prona si koncesion”, shtoi ai.