POLITIKATË FUNDIT

Syla: Bashkësia ndërkombëtare dështoi në veri, krejt po qeshin me ta

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se bashkësia ndërkombëtare është ajo që ka fajin për ato kanë ndodhur në veri vitet e fundit dhe daljen shumë të vogël në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Syla thotë se bashkësia ndërkombëtare po përqeshet për atë se si menaxhoi situatën.

“Bashkësia ndërkombëtare dështoi në veri, krejt po qeshin me ta. Me pas qenë unë sot në BE më kish ardh turp”, tha ai.

“Cka bënë këta, në veri është katrahurë. Nuk paguajnë as rrymë dhe nuk bëjnë asgjë. Tash nuk na lënë të largojmë targat, e as t’i dënojmë. Nuk e lanë qeverinë e Kosovës që t’i dënojë ata, e pamë atë rastin kur na ndaluan. Kjo është vec hajgare nga ta, kanë dështuar. Ne i dëgjuam dhe ja ku jemi, 2%. Radojciq a e patë çfarë bëri. Kërcënoi. Nuk na kërcënoi neve por krejt botën”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *