Kolaps i trafikut në Shkup, transportuesit privat kanë bllokuar rrugët kryesore në qytet
Nga ora 6:00, Shkupi ndodhet në kolaps trafiku. Rrugët kyçe të kryeqytetit janë bllokuar plotësisht me 200 autobusë të transportuesve privat, të cilët pamundësojnë zhvillimin e komunikacionit në mënyrë normale. Kjo pason pasi Qyteti i Shkupit nuk pranon të bëjë asnjë marrëveshje me transportuesit privat. Nga “Sloboda prevoz” thanë dje se do të protestojnë deri sa nuk arrihet marrëveshje. Gjatë ditës së sotme, 200 autobusë janë barrikaduar në udhëkryqet kryesore në qytet, transmeton Portalb.
Kemal Muriq nga “Sloboda prevoz” tha dje se kërkojnë që të paktën të fillojë pagesa e avanseve që të mund të blejnë derivate për të vazhduar transporti.
“Kompromisi ynë tashmë është i njohur – të ulemi e të bisedojmë që të fillojë pagesa e të ashtuquajturave avanse që të mund të vendosim derivate nëpër autobusë dhe të vazhdojë transporti. Ndërsa, për pjesën e mbetur të borxhit të dakordojmë ndonjë dinamikë të pagesës. Qëndrojmë në dispozicion. Jemi fleksibil në atë pikëpamje”, tha Muriq.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, me fillim në ora 06:00, nëpunësit policorë nga SPB Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm në komunikacion.
Regjimi i posaçëm në komunikacion do të vendoset në bul.”Ilinde” nga udhëkryqi në bul.”Ilinden” me bul.”Shën Klimenti i Ohrit”, deri në udhëkryqin nga bul.”8 Shtatori” dhe bul.”Ilinden” – udhëkryqi nga rr.”11 Tetori” dhe bul.”Koço Racin” (Kryqi i Kuq) dhe udhëkryqi nga bul.”Goce Dellçev” dhe bul.”Kërtse Misirkov” (Pallati i gjykatave).
Sektori për punë të brendshme Shkup u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të sigurimit të të pjesëmarrësve në komunikacion.
Portalb.mk paraprakisht informoi se qytetarët e Shkupit e vazhdojnë ta paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit, derisa Qeveria rri anash dhe shpallet jokompetente për t’ia marrë kompetencat Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik për ta rregulluar çështjen e transportit publik, i cili është jetik për funksionimin e kryeqytetit.
Autobusi që duhet të vijë në 7-8 minuta vjen në 30 minuta. Grumbuj qytetarësh mund të vërehen në çdo stacion autobusi duke pritur për t’u ngjitur në autobusët, të cilët për shkak vonesave janë të stërmbushur me udhëtarë. Në atë gjendje, nxënës, punëtorë, të moshuar, të sëmurë detyrohen të shtypen njëri me tjetrin vetëm për të arritur në destinacionin përkatës, pasi që për autobusin e radhës duhet të presin kushedi sa. Por, ka raste kur për shkak të stërmbushjes, autobusët fare nuk ndalojnë në stacione.
Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. Nga NQP thanë se do t’i zëvendësojnë me autobusë dhe shoferë të tyre këto linja.
Disa ditë më vonë edhe kompania “Slloboda prevoz” hyri në grevë për shkak se deklaronin se NQP u ka borxh prej 1 milion euro. Për këtë kjo kompani ndaloi së qarkulluari linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45.
Sot Qyteti i Shkupit njoftoi se e ka shfuqizuar marrëveshjen edhe me “Slloboda Prevoz”
D.m.th. të dy kompanitë ndaluan së qarkulluari në 10 linja me mbi 200 autobusë.
NQP Shkup tani është transportuesi i vetëm i këtyre linjave. Për shkak mungesës së autobusëve që mund të zëvendësohen, qytetarët ankohen për vonesa të autobusëve.
Portalb.mk, është ndër mediat e para që ka shkruar për problemin me transportuesit privat, i cili pastaj u shndërrua në problem kryesor të qytetit.
Prej vitit 2016-të, autobusët privat kanë qarkulluar në kuadër të NTP-së. Ata paguhen për kilometër të kaluar në qarkullim, varësisht prej lartësisë së çmimit të derivateve.
- LEXO: Nëse nuk ka marrëveshje në fundjavë, të hënën me autobus përsëri do të ketë bllokada në Shkup, paralajmëroi Jovanovski
- LEXO: Transportuesit privat në protestë, qarkullimi në Shkup pothuajse i pamundur
- LEXO: Transportuesit privat nesër do ta bllokojnë bulevardin “Ilinden”, prej të hënës tërë Shkupin
- LEXO: Deri të enjten hiqen bllokadat e transportuesve privat të autobusëve te “Mavrovasja”
- LEXO: Autobusët e kompanive private kanë bllokuar njërin nga udhëkryqet kryesore në Shkup, Policia me kufizime
- LEXO: Shkup, transportuesit privatë nuk do të vozisin derisa të zgjidhet problemi, ata janë të kënaqur nga këshilltarët
- LEXO: Arsovska: Për 5 vite, transportuesit privat nuk kanë paraqitur asnjë biletë të shitur
- LEXO: Sllaveski: Menaxhimi i keq i drejtorit të NQP “Shkupi” është shkaktar i gjendjes me transportuesit privat
- LEXO: Shkup, vazhdojnë të mbeten jo-funksionale linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45
- LEXO: Nuk ka marrëveshje ndërmjet kompanive private dhe Qytetit të Shkupit, privatët kërcënojnë me bllokada
- LEXO: Shkup, të hënën dhjetë linja të transportuesve privat në grevë
- LEXO: Qyteti i Shkupit mund t’ua “shkurtojë mjetet” transportuesve privat, autobusët 19, 20, 22, 52 dhe 54 edhe sot në garazhe
- LEXO: Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro
- LEXO: Sot nuk ka autobusë, Shkupi për herë të parë në histori pa transport publik në mandatin e Arsovskës
- LEXO: Ndalimi i qarkullimit të linjave të autobusit 19 dhe 20, LSDM akuzon Arsovskën për paaftësi
- LEXO: Pronarët e autobusëve privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, prej nesër normalizohen linjat 19 dhe 20
F. I. Send an email 09:00, 05-12-2022