TË FUNDIT

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili së bashku me shefin e Sektorit të Arsimit, Valedin Ademi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Krenaria e Kombit në Ngjyrat e Traditës” të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit.

Në qytetin historik të Vlorës ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Qamili ka përshëndetur të pranishmit në emër të Komunës së Tetovës, duke përcjellë mesazhin e krenarisë kombëtare dhe ruajtjes së traditës shqiptare.

Pjesë e veçantë e aktivitetit ishte sfilata e veshjeve tradicionale shqiptare, të përgatitura dhe prezantuara nga nxënësit e SHMK-së “Gjoce Stojçeski” në Tetovë të cilët përfaqësuan qytetin me dinjitet dhe kulturë.

Qamili ka përgëzuar drejtorin e shkollës, Muzafer Livoreka, stafin dhe nxënësit për angazhimin dhe punën e tyre, ndërsa ka falënderuar drejtoreshën e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Kozeta Halili, për ftesën dhe mikpritjen.

Në fund, Qamili përcolli urimet për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

“Falënderoj drejtoreshën e Muzeut, znj. Kozeta Halili për ftesën dhe mikpritjen. Gëzuar 28 Nëntori!”, ka shkruar Qamili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *