TË FUNDIT

VAR-i sqaron arsyen pse Man Cityt nuk iu akordua penallti pas prekjes së topit me dorë nga Gyokeres

Manchester City u ndal në barazim 2-2 nga Arsenali në një përballje dramatike në “Emirates”, por momenti më i diskutuar ndodhi në minutat e fundit të kohës shtesë, kur skuadra e Enzo Marescas kërkoi penallti për një prekje të topit me dorë nga Viktor Gyokeres.

Në minutën e 90+7-të, pas një goditjeje me kokë nga Josko Gvardiol, topi përfundoi në dorën e sulmuesit suedez, duke shkaktuar protesta të mëdha nga futbollistët e Manchester Cityt.

Megjithatë, gjyqtari kryesor vendosi të mos akordonte penallti, vendim që u kontrollua edhe nga sistemi VAR dhe më pas u konfirmua.

Tashmë është zbuluar edhe komunikimi mes gjyqtarit dhe zyrtarëve të VAR-it, të cilët shpjeguan arsyen e këtij vendimi.

“Gjyqtari: Mund të ketë prekur dorën, por nuk mendoj se ishte e qëllimshme.

VAR: Është dora e majtë, dora e majtë është e mbledhur pranë trupit”, ishte komunikimi mes tyre.

#ARSMCI – 90+6’The referee’s call of no penalty to Manchester City for a potential handball offence by Gyökeres was checked and confirmed by VAR.REF: “It may hit a hand – I don't think it's deliberate”.VAR: “It’s the left hand, left hand, tucked in”. — Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) November 29, 2026

Pra, arsyeja kryesore pse Manchester Cityt nuk iu dha penallti ishte vlerësimi se krahu i Gyokeresit ishte në pozitë natyrale dhe i mbledhur pranë trupit, ndaj kontakti me topin nuk u konsiderua shkelje e rregullave të lojës.

Vendimi shkaktoi polemika të mëdha, me futbollistët e Manchester Cityt që protestuan ashpër, ndërsa Gianluigi Donnarumma vazhdoi të shprehte pakënaqësinë edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Përballja përfundoi 2-2, me Arsenalin që ruajti kreun e tabelës së Ligës Premier dhe vazhdon të jetë gjashtë pikë mbi Cityn. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *