POLITIKATË FUNDIT

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër Kliti Hoti ka mbetur i lënduar në protestën që po mbahet të dielën në Tiranë.

Hoti është qëlluar me plumb gome pas shpine nga policia në bulevard, ndërsa në pamje shihet duke vrapuar pas tre efektivëve të policisë, së bashku me protestues të tjerë.

Ndërkohë, pasi është qëlluar, deputeti është dërguar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin mjekësor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se plagosi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë.

Përmes një reagimi publik, Demo bëri të ditur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e punonjësit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes, pas dyshimeve për përdorim joproporcional të forcës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi deputeti i kësaj partie në Shkodër, Kliti Hoti, u qëllua me plumb gome në bulevard nga policia gjatë protestës.

Berisha e cilëson ngjarjen si një akt me prapavijë politike ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha pretendon se Hoti është qëlluar me urdhër politik të kryeministrit.

“Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, qëllohet me urdhër politik të Edi Ramës! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës, Dr. Kliti Hoti, dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate, të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *