TË FUNDIT

Artistja shqiptaro-finlandeze Rina Januzi vjen me “End of Party”

Tek dëgjon atë duket sikur ti je duke dëgjuar një këngëtare e muzikës pop në top listat amerikane.

Por në fakt megjithëse emri dhe zëri i saj njihet edhe te audienca e huaj, ajo nuk është amerikane madje as finlandeze aty ku edhe jeton por shqiptare me origjinë nga Kosova.

Kjo është Rina Januzi e cila vetëm pak ditë më parë la sjellë projektin e saj më të ri muzikor me titull "End of Party" ku muzikën dhe aranzhmanin ja ka besuar mjeshtrit Florent Boshnjaku dhe klipi vjen bukur me tematikën punuar nga Pinkmoon Productions drejtuar nga Berat Hasani.

Artistja e cila ka nisur të realizojë ëndrrat e saja në muzikë dhe po ecën në siguri shikon shumë larg e lart dhe kjo falë talentit të saj e me plot çmime qoftë nga eventet shqiptare por më i fundit në një festival të njohur muzikor në Finlandë në Can U Louhela Jam 2026 dhe rrëmbeu edhe aty një çmimin kryesor të publikut.

Nëse një ditë të afërt zëri i saj do të jetë aty ku është Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max e të tjera shqiptare mos na thono se nuk ju paralajmëruam.

Deri atëherë shijoni zërin e saj unik me këngën më të re në linkun më poshtë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *