POLITIKATË FUNDIT

Rama pas zhvendosjes së muralit: Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit

Të shtunën janë regjistruar tensione mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Policisë së Kosovës lidhur me vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë përplasje janë përfshirë edhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet.

Gjatë zhvillimeve, Ramës i është komunikuar një vendim me shkrim nga prokurori, përmes të cilit i është kërkuar të mos vazhdohen punimet për vendosjen e muralit në lokacionin e paraparë.

Pas këtij vendimi, kryetari i Prishtinës ka ndryshuar lokacionin e muralit, i cili është vendosur në objektin përballë Hotel Grand.

Lidhur me këtë, Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Nënë Tereza e ka vendin në qendër të kryeqytetit.

“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Aty do të jetë”, ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *