POLITIKATË FUNDIT

Përplasja për 28 Nëntorin në Fushë Kosovë: Kërkesa për shkarkimin e drejtorit Amir Pllana dhe lidhja me aktivitetin e tij politik në LDK

Një manifestim i organizuar në prag të festës së 28 Nëntorit në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë është shndërruar në një përplasje institucionale dhe politike, e cila përfundoi me dorëheqjen e drejtorit komunal të Arsimit, Sabri Xhigol.

Ngjarja ndodhi para dy ditësh, kur kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, kërkoi publikisht nga foltorja dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit, Amir Pllana, si dhe masa ndëshkuese ndaj stafit arsimor.

Shkak për këtë reagim ishte pjesëmarrja e ulët e mësimdhënësve në manifestimin kushtuar festës kombëtare të 28 Nëntorit. Kryetari Prebreza e cilësoi mungesën e tyre si “bojkot” ndaj festës.

Por, përplasja mori shpejt edhe dimension politik, për shkak të angazhimit partiak të drejtorit të gjimnazit, Amir Pllana, i cili njihet si anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Fushë Kosovë. Ai ishte emëruar në këtë pozitë gjatë qeverisjes së mëparshme të LDK-së në këtë komunë.

Redaksia e KosovaNeës ka siguruar fotografi ku Amir Pllana shihet përkrah ish-kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha, në aktivitete të ndryshme politike të LDK-së.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se çfarë qëndron pas mungesës së një numri të madh të mësimdhënësve në manifestimin e sivjetmë.

Kujtojmë se në organizimet e viteve të kaluara për nderë të festës së 28 Nëntorit nuk kanë munguar asnjëher mësimdhënësit por si duket këta mësimdhënës në rastin e fundit nuk kishin marrë urdhëra politik që të merrnin pjesë në këtë manifestim që i bashkon të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *