Momenti kur atdheu thërret: Shqipëria nuk mund të jetë më peng u pushtetit!
Ka momente në jetën e një kombi që nuk maten me orë, ditë apo vite. Janë momente që shënojnë një ndarje mes së shkuarës dhe së ardhmes, mes dorëzimit dhe reagimit, mes heshtjes dhe përgjegjësisë qytetare. Janë çaste kur njeriu duhet të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për vendin e tij, për fëmijët e tij dhe për të ardhmen e shoqërisë ku jeton. Një moment i tillë është edhe ai kur qytetarët ndiejnë se gjendja nuk mund të vazhdojë më kështu.
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë besimi, institucionale, ekonomike dhe shoqërore. Për një pjesë të madhe të qytetarëve, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, shtresën e mesme, të rinjtë dhe profesionistët, jeta është bërë gjithnjë e më e vështirë. Të punosh me ndershmëri, të paguash taksat, të respektosh ligjin dhe të përpiqesh të ndërtosh një të ardhme në vendin tënd nuk mjafton më për të garantuar një jetë me dinjitet.
Korrupsioni, perceptimi i pandëshkueshmërisë, pabarazia para ligjit, emigracioni masiv, dobësitë e shërbimeve publike, pagat e ulëta dhe rritja e kostos së jetesës kanë krijuar një realitet që ushqen zhgënjimin dhe pasigurinë. Çmimet e banesave dhe qirave janë bërë të papërballueshme për shumë të rinj e familje. Pensionet nuk u përgjigjen nevojave reale të pensionistëve. Shëndetësia dhe arsimi publik përballen me probleme serioze, ndërsa qytetari shpesh ndien se për të marrë një shërbim që duhet t'i garantohet nga shteti, duhet të përballet me burokraci, pagesa të padrejta ose ndërmjetësime informale.
Kjo nuk është thjesht një krizë ekonomike. Është një krizë e marrëdhënies ndërmjet qytetarit dhe shtetit. Është kriza e një shoqërie ku shumë njerëz kanë filluar të besojnë se suksesi nuk varet nga puna, profesionalizmi dhe merita, por nga lidhjet politike, klientelizmi dhe afërsia me pushtetin.
Kur ndershmëria nuk shpërblehet dhe lidhjet me pushtetin bëhen kusht për të ecur përpara, dëmtohet vetë themeli moral i shoqërisë.
I. Një shtet për qytetarët apo një sistem privilegjesh?
Problemi më i madh nuk është vetëm se një pjesë e qytetarëve jetojnë në vështirësi, ndërsa një pjesë e njerëzve pranë pushtetit kanë mundësi të jashtëzakonshme ekonomike. Problemi është se këto dy realitete duket sikur funksionojnë sipas rregullave të ndryshme.
Qytetari i zakonshëm përballet me radhët në spitale, me vështirësitë për të siguruar një shërbim shëndetësor cilësor, me pagat që nuk përballojnë shpenzimet mujore dhe me pasigurinë për të ardhmen. Ndërsa zyrtarët e lartë dhe njerëzit me pushtet ekonomik e politik kanë mundësi të tjera për t'i zgjidhur problemet e tyre.
Kur përfliten tendera të dyshimtë, koncesione, partneritete publike – private, investime me kosto të larta dhe projekte publike që ngjallin pikëpyetje, qytetari ka të drejtë të kërkojë transparencë, dokumente, auditime dhe përgjegjësi. Paratë publike nuk janë pronë e qeverisë, e ministrave, e kryetarëve të bashkive apo e ndonjë grupi politik. Ato janë para të taksapaguesve dhe duhet të përdoren në interes të tyre.
Nuk mund të ndërtohet një shtet funksional kur përgjegjësia publike zëvendësohet nga propaganda, kur llogaridhënia trajtohet si bezdi dhe kur kritika konsiderohet armiqësi politike.
Shqipëria nuk ka nevojë për institucione që funksionojnë vetëm për të mbrojtur pushtetin. Ka nevojë për institucione që mbrojnë qytetarin, kontrollojnë përdorimin e parasë publike dhe garantojnë zbatimin e barabartë të ligjit.
II. Tragjedia e një vendi që po humbet njerëzit e vet.
Ndoshta treguesi më dramatik i krizës shqiptare është largimi i njerëzve. Të rinj që diplomohen dhe largohen, profesionistë që nuk shohin mundësi zhvillimi, familje që ndahen për vite të tëra, prindër që mbeten këtu dhe fëmijë që rriten larg tyre.
Nuk është normale që një i ri të ndihet i detyruar të zgjedhë ndërmjet dy rrugëve: të largohet nga vendi ose të pranojë një jetë të kushtëzuar nga militantizmi, lidhjet politike dhe heshtja përballë padrejtësive.
Nuk është normale që një biznesmen i ndershëm të ndiejë se konkurrenca nuk zhvillohet mbi bazën e cilësisë, çmimit dhe profesionalizmit, por mbi bazën e lidhjeve dhe privilegjeve. Nuk është normale që një pedagog, mjek, inxhinier apo studiues të mos vlerësohet për dijet dhe punën e tij, ndërsa të shohë se karriera e dikujt tjetër mund të ndërtohet mbi konjukturat politike.
Një vend nuk shpopullohet vetëm sepse njerëzit kërkojnë paga më të larta. Ai shpopullohet edhe kur humbin besimin se mund të jetojnë me dinjitet, se mund të përparojnë me meritë dhe se institucionet do t'i trajtojnë në mënyrë të drejtë.
Prandaj, shpopullimi nuk duhet parë vetëm si fenomen demografik. Ai është edhe një tregues i krizës së besimit te shteti dhe te perspektiva e zhvillimit të vendit.
III. Tridhjetë e gjashtë vite tranzicion: qytetarët nuk janë pronë e partive!
Për më shumë se tri dekada, politika shqiptare ka kërkuar vazhdimisht besnikëri nga qytetarët. I ka ndarë sipas përkatësive partiake, i ka përfshirë në konflikte politike dhe shpesh i ka trajtuar si instrument elektoral.
Por qytetari nuk ka lindur për t'i shërbyer një partie. Partitë janë krijuar për t'i shërbyer shoqërisë.
Një socialist nuk ia ka dhënë votën një qeverie për të justifikuar korrupsionin. Një demokrat nuk ia ka dhënë besimin një partie për ta kthyer atë në pronë personale të një lideri. Asnjë qytetar nuk voton që të humbasë të drejtat e veta, të privohet nga shërbimet publike apo të shohë të ardhmen e fëmijëve të tij të largohet drejt vendeve të tjera.
Vota nuk është çek i bardhë për pushtetin. Ajo është mandat i përkohshëm, i kushtëzuar nga përgjegjësia dhe llogaridhënia.
Asnjë qeveri nuk mund të pretendojë se përfaqëson përgjithmonë qytetarët. Asnjë kryetar partie nuk mund ta konsiderojë veten të pazëvendësueshëm. Në një demokraci, pushteti duhet të jetë i kontrollueshëm, i kritikueshëm dhe i ndryshueshëm përmes mekanizmave kushtetues.
Problemi i Shqipërisë nuk është vetëm te qeveritë që vijnë e ikin. Është edhe te mungesa e një kulture të qëndrueshme demokratike, te dobësia e institucioneve dhe te paaftësia e partive për të ndërtuar standarde të brendshme demokratike. Ndryshimi i emrave nuk mjafton nëse mbeten të pandryshuara mënyrat e ushtrimit të pushtetit.
IV. Frika nuk duhet të jetë instrumenti i qeverisjes.
Një nga dëmet më të mëdha që mund t'i bëhet një shoqërie është krijimi i bindjes se qytetari duhet të heshtë për të mos humbur vendin e punës, për të mos dëmtuar biznesin, për të mos pasur probleme me administratën apo për të mos u përjashtuar nga mundësitë e zhvillimit.
Nëse një punonjës publik mendon se duhet të fshehë mendimin e tij për të ruajtur vendin e punës, nëse një sipërmarrës druhet të kritikojë pushtetin për të mos u përballur me pengesa administrative, nëse një pedagog heziton të flasë për gjendjen e universitetit nga frika e pasojave profesionale, atëherë kemi të bëjmë me një problem serioz të lirisë dhe të funksionimit demokratik.
Qytetari nuk duhet të ketë frikë të kërkojë të drejtën e tij. Përkundrazi, pushtetari duhet të ndiejë përgjegjësinë e mandatit që i është besuar.
Kjo nuk do të thotë përmbysje e rendit institucional, hakmarrje politike apo zëvendësim i një arbitrariteti me një tjetër. Do të thotë që askush nuk është mbi ligjin, se askush nuk është i paprekshëm dhe se përgjegjësia për keqpërdorimin e pushtetit duhet të jetë reale.
Frika nuk mund të jetë mekanizëm i përhershëm i qeverisjes. Heshtja nuk është detyrim qytetar dhe bindja ndaj padrejtësisë nuk është virtyt.
V. Protesta si e drejtë dhe përgjegjësi qytetare.
Protesta e paralajmëruar për datën 28 duhet parë në këtë kontekst: si shprehje e pakënaqësisë qytetare dhe si kërkesë për llogaridhënie politike e institucionale.
Por rëndësia e saj nuk duhet të matet vetëm me numrin e njerëzve në bulevard, me sloganet apo me përplasjet e momentit. Ajo duhet të matet edhe me mesazhin që përcjell, me kërkesat konkrete që artikulon dhe me aftësinë për të ndërtuar një kulturë të re të pjesëmarrjes qytetare.
Një protestë nuk duhet të jetë thjesht një tubim kundër dikujt. Ajo duhet të jetë edhe një tubim për diçka: për drejtësinë, për shtetin ligjor, për transparencën e financave publike, për arsimin dhe shëndetësinë cilësore, për pensione dinjitoze, për mundësi të barabarta, për meritokraci dhe për institucione që u shërbejnë qytetarëve.
Njerëzit që dalin në shesh nuk duhet të humbasin identitetin e tyre qytetar për t'u bërë pjesë e një tjetër adhurimi partiak. Ata duhet të ruajnë të drejtën për të kërkuar llogari edhe nga ata që sot pretendojnë se flasin në emër të tyre.
Protesta paqësore është një e drejtë demokratike. Ajo nuk duhet të shoqërohet me dhunë, intimidim apo përjashtim të mendimit ndryshe. Përkundrazi, forca e saj qëndron te pjesëmarrja e lirë, te argumenti dhe te vendosmëria për të kërkuar ndryshim përmes mjeteve demokratike.
Dita e 28-të nuk duhet të jetë një garë se cila parti do të përfitojë më shumë politikisht. Ajo duhet të jetë një provë se sa e gatshme është shoqëria shqiptare të dalë nga apatia dhe të kërkojë standarde më të larta përfaqësimi.
VI. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për ndërrim pushtetesh, por për ndryshim të mënyrës së qeverisjes.
Duhet thënë qartë: ndryshimi i një qeverie nuk garanton automatikisht ndryshimin e Shqipërisë. Historia e këtyre tridhjetë e gjashtë viteve e ka treguar se rotacioni politik, në vetvete, nuk mjafton.
Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re morale dhe institucionale ndërmjet politikës dhe qytetarëve.
Ka nevojë për një administratë profesionale, jo partiake; për universitete ku vlerësohet dija dhe jo konjuktura; për drejtësi të barabartë; për institucione të pavarura; për prokurime publike transparente; për konkurrencë të ndershme; për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe të pasurisë publike.
Ka nevojë për një politikë që nuk e sheh qytetarin si numër votash, por si subjekt të të drejtave dhe lirive kushtetuese. Dhe, mbi të gjitha, ka nevojë për qytetarë që nuk heqin dorë nga përgjegjësia e tyre për të kontrolluar pushtetin, pavarësisht se kush qeveris.
Nuk mund të kërkojmë një Shqipëri më të mirë, nëse vazhdojmë të tolerojmë të njëjtat praktika. Nuk mund të kërkojmë meritokraci, nëse pranojmë klientelizmin. Nuk mund të kërkojmë drejtësi, nëse heshtim përballë padrejtësisë. Nuk mund të kërkojmë institucione të forta, nëse lejojmë që ato të kthehen në pronë të individëve dhe të grupeve politike.
VII. Për të ardhmen, jo për kultin e radhës politik!
Shqipëria nuk është pronë e asnjë partie, e asnjë lideri dhe e asnjë qeverie. Ajo është vendi i qytetarëve të saj, i atyre që punojnë, që prodhojnë, që studiojnë, që paguajnë taksa, që rrisin fëmijë dhe që, pavarësisht vështirësive, ende dëshirojnë të jetojnë këtu.
Nuk mund të pranohet si normalitet që familjet të ndahen, të rinjtë të largohen, pensionistët të jetojnë në pamundësi, profesionistët të mos vlerësohen dhe qytetarët të ndihen të pambrojtur përballë institucioneve që duhet t'u shërbejnë.
Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë shumicë parlamentare nuk është mbi Kushtetutën. Asnjë parti nuk ka të drejtë ta trajtojë shtetin si pronë private. Dhe asnjë qytetar nuk duhet të ndihet i detyruar të zgjedhë ndërmjet heshtjes, servilizmit dhe emigrimit.
Momenti kur atdheu të thërret nuk është domosdoshmërisht momenti kur duhet të ndjekësh një parti apo një lider. Është momenti kur duhet të mbrosh të drejtat e tua, dinjitetin njerëzor, lirinë e fjalës dhe të drejtën për të jetuar në një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë.
Prandaj, protesta nuk duhet të jetë fundi i një zemërimi të çastit, por fillimi i një ndërgjegjësimi të qëndrueshëm qytetar. Një ndërgjegjësimi që vazhdon edhe pas 28-ës, që kërkon llogari nga qeveria, por edhe nga opozita; që nuk pranon zëvendësimin e një kulti politik me një tjetër; që kërkon jo thjesht njerëz të rinj në pushtet, por standarde të reja në ushtrimin e tij.
Shqipëria nuk ka nevojë për qytetarë që u përulen pushtetarëve. Ka nevojë për pushtetarë që i përgjigjen qytetarëve.
Sepse atdheu nuk është qeveria. Nuk është partia. Nuk është lideri. Atdheu është njeriu, familja, puna, shkolla, universiteti, toka, uji, lumi, pasuria publike dhe e ardhmja e brezave që vijnë. Dhe kjo e ardhme nuk mund të jetë peng i askujt!
Shqipëria duhet të jetë një vend ku njerëzit duan të jetojnë, jo një vend nga i cili detyrohen të largohen; një vend ku vlerësohet puna dhe dija, jo servilizmi; një vend ku pushteti i shërben qytetarit dhe jo qytetari pushtetit. Ky është momenti për të rikthyer qytetarin në qendër të shtetit. Ky është momenti për dinjitet, përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Në fund të çdo nëntori ne shqiptarët si KOMB kemi në kalendarë dy ditë festash. Por, të paktën prej 35 vitesh është bërë e qartë, e kuptueshme, bindje masive se vetëm 28 NËNTORI 1912 është FESTË E…
Më shumë se një shekull pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe…
Ta përmendësh emrin e prof. dr. Kolë Krasniqit, pinjollit të trungut të fisme të Krasniqes, është një krenari dhe privilegj i veçantë. Pikërisht të shkëmbesh mendime me një intelektual të mirëfilltë,…
Një ditë para 28 Nëntorit, kur në Tiranë pritet një tjetër protestë e madhe kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka thënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung se ka prova më se të mjaftueshme që Moska dhe…
"Tradhtia evropiane ndaj popullit shqiptarë" përshkon një linjë të gjatë historike, në të cilën fuqitë dhe institucionet e mëdha evropiane hartuan kufij, lidhën marrëveshje dhe ndoqën politika mbi kurrizin e…
Nga robëria e një perandorie në fronin e lirisë: Si e panë kronistët dhe strategët europianë Gjergj Kastriotin si kryegjeneral të qytetërimit perëndimor, dhe pse 28 Nëntori i Krujës mbetet sot busulla e mbijetesës, humanizmit dhe…
Bota po hyn në një fazë të re të transformimeve gjeopolitike, ku raportet tradicionale të fuqisë po rishikohen, aleancat po testohen dhe interesat strategjike të shteteve po marrin forma të reja. Rendit ndërkombëtar, i cili për dekada…
Në debatin publik shqiptar, pyetja se cilët janë faktorët që pengojnë ose ngadalësojnë integrimin evropian të Shqipërisë shpesh mbulohet nga zhurma e përplasjeve politike dhe nga përpjekjet për t'ia atribuar…
Sot skadon afati që mbrojtja e katër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe Prokuroria e Specializuar t'i njoftojnë Dhomat e Specializuara në Hagë se cilat pjesë të aktgjykimit të 16 shtatorit kundërshtojnë. Që mbrojtja do të…
U dha vendimi i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit iu shqiptuan nga 25 vite burg. Ndërsa Kadri Veselit 18 e Rexhep Selimit 13 vite. Shoqata e Veteranëve të Luftës në Kosovë u revoltua. Jo kundër…
E kotë është për Kosovën edhe qeverisja e re e formuar nga studentët serbë. Edhe këta profesorë doktorë të qeverisë serbe nuk e ndryshojnë kurrsesi mendësinë e Çubrilloviqëve, Millosheviqëve dhe…
Sot, më 27 nëntor, skadon afati që mbrojtjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit t'i paraqesin Dhomës së Apelit në Hagë njoftimet se cilat pjesë të aktgjykimit të 16 shtatorit i kundërshtojnë….
Debati i hapur nga Kujtim Sadriu lidhur me përfshirjen e deputetit shqiptar Visar Memeti në delegacionin parlamentar të Republikës së Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) meriton…
Shqiptarët do e realizojnë veprën madhore të Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Adem Jasharit etj., atë të Shqipërisë etnike, pavarësinë e së cilës patriotët…
Më 20 nëntor, institucionet e Kosovës rrënuan dy shtëpi pa leje buzë Liqenit të Ujmanit, dhe Beogradi reagoi si gjithmonë, sikur të ishte fjala për territorin e vet. Nuk është. Ujmani është Kosovë, dhe ligji atje zbatohet…
Një ditë pas samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kosova ka në dorë tri gjëra: një deklaratë me të cilën u rreshtua, ndryshe nga Serbia, një kërkesë për statusin e vendit kandidat që ende pret përgjigje…
Pa hyrë në debatet e politikës së ditës, vura re se me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, deputeti Taulant Balla ndau në rrjetet sociale një pasazh të njohur nga filmi "Kush vdes në këmbë", ku rilindasi…
Me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor 2026, skena politike e Serbisë përballet me sfida të rëndësishme politike dhe diplomatike, veçanërisht sa i përket vazhdimit të dialogut me Bashkimin Evropian dhe ruajtjes…
Për ju që fyheni për kisha e xhamia dhe për të ashtuquajturit “profetë”, të cilët as nuk lindën në tokën tonë, as nuk folën gjuhën tonë dhe asgjë për ne nuk bënë. Ndaleni demagogjinë…
Nëse procesi aktual i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të bllokohej ose do të vonohej ndjeshëm, mund të merren në konsideratë disa alternativa për të ruajtur lidhje më të ngushta ndërmjet BE-së dhe vendeve…
Në njërën prej metropoleve më të mëdha të kapitalizmit botëror, në Nju-Jork, po zhvillohet një debat që tejkalon kufijtë ideologjikë të së majtës dhe së djathtës: a duhet të jetë banimi ekskluzivisht…
Samiti i Brukselit u mbyll me fjalët që i dëgjojmë çdo vit. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha se zgjerimi është mundësi reale dhe duhet shfrytëzuar. Kosova e dëgjoi këtë fjali si i vetmi vend i rajonit pa…
Ekziston një paradoks i madh në arsimin e lartë shqiptar: flitet vazhdimisht për universitete, tituj akademikë, grada shkencore, reforma, cilësi mësimdhënieje dhe kërkim shkencor, por publiku nuk ka një pasqyrë të plotë, të…
Kur kriza e shtetit prek demokracinë, ekonominë, arsimin dhe të ardhmen e një kombi Protesta qytetare nuk është thjesht një grumbullim njerëzish në shesh dhe as një reagim emocional ndaj një vendimi të caktuar politik. Ajo…
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi krijuan një situatë të re për rajonin, e ndoshta, më së pari, për ne në Kosovë. Lista Studentore fitoi 140 nga 250 mandatet e Kuvendit të Serbisë. Me kaq deputetë, ajo ka shumicën për të…
Në një publikim në LinkedIn, më 25 nëntor 2026, Ylli Bajraktari, pas vizitës së tij në Prishtinë, ka shprehur pikëpamjet e tij personale lidhur me qasjen e pabarabartë të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke…
Historia e Kosovës nuk fillon me uniformën ushtarake, as me themelimin e partive politike të pasluftës. Ajo është produkt i një procesi të gjatë emancipues, arsimor, ekonomik, kulturor, institucional dhe kombëtar, në të cilin breza të…
Orientimi evropian i Kosovës nuk është zgjedhje taktike, por përcaktim strategjik dhe kushtetues Kosova është ndër shoqëritë më të orientuara drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor. Ky…
Nëntori është muaji i Shenjtë i shqiptarëve, muaji i dritës, i lavdisë dhe i rilindjes sonë kombëtare. Ai nuk është thjesht një faqe kalendari, por vetë tempulli ku ruhet kujtesa e përjetshme dhe pavdekësia e kombit…
Në një intervistë për “Bota sot”, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, ka folur për punën e Qeverisë Kurti, sfidat në zhvillimin ekonomik dhe rolin e opozitës në Kuvend. Ajo e…
Liderët e Bashkimit Evropian ulen sot pasdite në Bruksel me përfaqësuesit e pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Karrigia e Serbisë do të mbetet bosh, ndërsa Kosova vjen si i vetmi vend i rajonit pa status kandidati. Për qindra…
Vendosja e busteve të figurave të shquara të historisë shqiptare në hapësirat e institucioneve fetare është një çështje që meriton trajtim më të thellë sesa një ceremoni përurimi apo një akt simbolik…
Ngjarjet me rëndësi historike ndodhën në tri etapa të rëndësishme, të udhëhequra nga fytyrat më të ngritura kombëtare në kohën dhe momentin historik, në mbrojtje të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare të…
E kam përcjellë me vëmendje situatën dhe skandalin e paraqitur në varrezat e Rrmajit në Shkodër, varreza të cilat, ditë më parë, u vizituan nga një grup i dyshimtë serbësh nga Serbia, veprimtaria e të cilëve ngre…
Ali Ahmeti, përpara se ta kritikojë dhe t’i dërgojë letër ministrit aktual të Drejtësisë, Jeton Shasivari, do të ishte më e udhës t’u kërkonte llogari ministrave të Drejtësisë që BDI-ja pati gjatë dy…
Një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkoi sot paraburgim për katër persona. Mes tyre janë ish-vjehrra dhe një ish-kunat i saj, të dyshuar se ndihmuan në vrasjen…
Ky shkrim nuk u pëlqen nostalgjikëve, ishklasës sunduese të ishbyroistëve, ishantarëve të KQPPSH, komunistëve të devoshëm , ishsigurimsave të shtetit; nuk u pëlqen as intelektualëve servilë e sahanlëpirës të…
Duke e vrarë mendjen për të kuptuar mesazhet, kërkesat, urdhrat, kërcënimet… që përcillnin dy figurat apo simbolet në derën time, në mbrëmjen e vonë të ditës së premte, 20 nëntor, po rendis disa hamendësime…
Tri ditë para afatit për njoftimet e apelit në Hagë, Kuvendi i Kosovës pret një tekst të ri për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji i miratuar më 6 tetor ka ngelur në mes të rrugës. Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu…
Protestat masive që përfshinë Pragën më 15 nëntor 2026 përbëjnë një nga ngjarjet më domethënëse të zhvillimeve politike në Evropën Qendrore gjatë këtij viti. Qindra mijëra qytetarë…
Më 19 nëntor u mblodhën në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës: presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin. Ngjarja u cilësua si historike, sepse…
Më 22 nëntor 2026, në oborrin e Kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenasit, u përuruan bustet e tri figurave të shquara të historisë kombëtare shqiptare: Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, imzot Pjetër Bogdanit…
Të mërkurën, në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kosova do të ulet sërish si i vetmi vend i rajonit pa status kandidati. Kryeministri Albin Kurti tha sot për gazetën irlandeze “The Irish Times” se Kosova nuk kërkon…
Zgjimi i Një Kombi të pandarë është Bashkimi në Një Shtet të vetëm Viabël Shqiptar. Jo më zgjedhje apo dëshirë, por është Domosdoshmëri për fuqi dhe qetësi! I krijoi I Madhi Zot trojet tona në…
Orbán dhe Rama dridhen: A ka ardhur ora e llogarisë për autokratët e Evropës? A është tani radha e Orbánit dhe Ramës? Analistët pyesin sa larg janë Orbán dhe Rama nga i njëjti skenar. Ish-presidenti serb Aleksandar…
Inaugurimi i djeshëm i monumenteve kushtuar tri figurave madhore të kombit shqiptar, në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik, më la mbresa të veçanta. Pikërisht kjo ngjarje më nxiti të meditoj dhe të ndaj disa mendime me të…
Kanë kaluar 26 vjet nga mbrëmja e 23 nëntorit 2000, kur Xhemail Mustafa, këshilltar i presidentit Ibrahim Rugova dhe kolumnist i "Bota Sot", u vra në hyrje të banesës së tij në Prishtinë. Atë natë isha me presidentin Rugova…
Pse populli duhet të dalë në protestën e 28 Nëntorit?
BE-ja e mat Kosovën me afate, veten me pritje
Universitetet shqiptare në errësirën e mungesës së transparencës: Ku janë doktorët e shkencave, profesorët dhe kontributet e tyre akademike?
Kur banimi nuk është luks: Çfarë mund të mësojë Kosova nga politika e Mamdanit në Nju-Jork?
Momenti kur atdheu thërret: Shqipëria nuk mund të jetë më peng u pushtetit!
Elisa Spiropali përjashtohet nga Partia Socialiste për herezi
A kanë arsye plot shqiptarë të festojnë më 29 nëntor?
Prof. Dr. Kolë Krasniqi, një jetë të terë në shërbim të dijes, drejtësisë dhe atdheut
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Brooklyn Beckham ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fjalë emocionuese për bashkëshorten e tij, Nicola Peltz,…
Meghan Markle ka festuar Ditën e Falënderimit për herë të parë në Britani që nga dasma e saj në vitin…
