TË FUNDIT

Iku njeriu që nxori Serbinë jasht Kosove!

(Vaj burrash për Strobe Talbott ose Ultimum vale për njeriun)

1. Të gjithë flasin – janë pak ata që e mâjnë fjalën. Janë do fjalë me peshë. Sa epoka. Nisin ni luftë, nalin ni tjetër… Ta nxijnë a ta ndrijnë motin! Ta marrin a ta falin jetën! Fjala e dhânë âsht peng.

2. Gjatë pranverës së vitit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s për çlirimin e Kosovës, Strobe Talbott (atëherë Zëvendëssekretar i Shtetit i SHBA-së) për arsy se SHBA-ja nuk negocionte drejtpërdrejt me Milošević-in në atë fazë (pasi ai më 24 maj 1999 u akuzu për krime lufte ), Talbott bâni bisedime maratonike në Moskë dhe Helsinki me të dërguarin rus Viktor Chernomyrdin dhe presidentin finlandez Martti Ahtisaari.

3. Pala ruse dhe vetë Milošević-i përpiqeshin që në Kosovë të mbetej një kontingjent i forcave serbe (me i ruejt kufijtë dhe kishat). Talbott këmbënguli te formula e Washingtonit e njoftun si “All out” (të gjithë jashtë) që nënkuptonte tërheqjen e plotë dhe pa përjashtim të të gjitha forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe nga Kosova.

Strobe Talbott e majti fjalën.

Dritë ju bâftë në botën e pasosun Strobe Talbott-it! Zoti e bekoftë Amerikën!🇺🇸

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *