Një Revolucion
Sikur të ekzistonte një revolucion i vërtetë,
një që nuk do të përfundonte si te Ferma e Kafshëve,
ku ata që dikur kërkonin lirinë dhe të drejtat themelore
të mos përfundonin duke u bërë njësoj si ata që ua mohonin.
por hajdutët vazhdojnë t’ia zbehin shkëlqimin.
Pyes veten se si flenë natën,
edhe jastëku ndien neveri
të mbajë kokën e një njeriu të korruptuar.
Edhe shtrati i ndien trupat e tyre të rëndë
sepse janë të mbushur me ëndrrat tona,
paratë dhe të ardhmen tonë.
Njerëzimi është ngritur shumë herë
por sa herë është dëgjuar?
Sa zëra u detyruan të heshtin?
Ata hedhin gurë nga dëshprimi,
njërit ia nxjerrin syrin,
tjetrit ia mbyllin veshët,
gjithçka vetëm sepse kërkojnë
drejtësi dhe të vërtetën.
Kërkohet një sistem i ri,
në të cilën rinia më në fund mund të lulëzojë.
Megjithatë, çdo kapitull i ri
trashëgon të njejtat të meta.
Diku tjetër, të huajt portretizohen
si insekte që po shkatërrojnë botën.
thonë se kur insektet hyjnë në shtëpinë tënde,
kur ata që etiketohen si insekte
për problemet me të cilat të tjerët
Askush nuk kërkon rrënjën e së keqës.
Por vetëm i jep vendit tënd një qetësues.
Një dozë euforie të maskuar,
ku gjithçka duket sikur është në rregull,
e sëmundja vazhdon të përhapet.
Dhe kur efekti i saj kalon,
pacienti veçmë ka harruar
se si është të jesh i shëndetshëm.
diamantët fillojnë të zhduken.
Të gjithë të mposhtur nga sistemi.
me ritualin e lamtumirave.
forma e fundit e protestës
dhe ndoshta kështu hajdutët mposhten,
Thonë se nëse dëshiron të dish
shih se kë nuk mund ta kritikosh.
Brezat e rinj po zgjohen ngadalë.
Dielli do lind sërish për ne,
edhe pas reve dhe stuhive të së keqes
që na kanë kapluar me shekuj.
e gënjeshtrave dhe propagandës
Ata që nuk turpërohen për asgjë,
por ofendohen dhe viktimizohen
për të keqen dhe dhimbjen që shkaktojnë.
Një brez tjetër trashëgon plagët,
Tjetri dëgjon se ndryshimi kërkon kohë.
nëse nuk e kuptojmë se si arritëm
historia do bëhet një cikël
