LAJME PLUS

Ekskluzive | I bie pizhmon ketij personi te arrestuar me rastin e Arlinda Zekajt, shokuese se cka tregoi

Detaje të reja janë bërë të ditura nga seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj, më 25 tetor 2026.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se i pandehuri Metë Pepaj ka kërkuar falje para trupit gjykues, duke deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

“Nuk e kam ditur se po ta dija, nuk do ta ndihmoja. Kërkoj falje ….”, mësohet të ketë deklaruar Pepaj para gjykatës, transmeton IndeksOnline.

Siç kemi raportuar më herët, Pepaj dyshohet se pas vrasjes e ka ndihmuar Albert Sylajn t’u shmangej organeve të drejtësisë, duke e marrë me automjetin e tij të tipit “Golf 6” dhe duke e transportuar deri në fshatin Bec.

Sipas dyshimeve, ky veprim ishte bërë me qëllim që Sylaj të largohej nga vendi ku mund të lokalizohej dhe arrestohej nga policia.

Për këto veprime, Pepaj dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380, paragrafi 3, i Kodit Penal.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore lidhur me këtë rast janë në vazhdim./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *