Nuk do ta besoni se cfare i ndodhi Shkurte Fejzës gjatë performancës
Sonte në kryeqytet po mbahet eventi “Ballo Shqiptare”, i organizuar nga Diellza Kolgeci, ku janë mbledhur emra të njohur të jetës publike.
Për atmosferën muzikore të të pranishmëve është kujdesur këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, shkruan IndeksOnline.
Gjatë performancës së saj, pranë këngëtares është afruar Kristale Rama, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, e cila në shenjë respekti dhe vlerësimi ia ka puthur dorën.
Ky moment është një nga pamjet e veçanta të mbrëmjes, ku të pranishëm janë edhe shumë fytyra të tjera publike.
