Ndahen mijra euro ja perfituesit ne kete komune
Komuna e Malishevës ka lidhur një kontratë në vlerë prej 16,795.20 eurosh për larjen e veturave zyrtare që përdoren nga komuna. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, shërbimi do të ofrohet për një periudhë prej 24 muajsh, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Afrim R. Mazreku B.I.” nga Malisheva.
Për këtë kontratë ishte zhvilluar procedurë e hapur prokurimi, ndërsa në garë ishte pranuar vetëm një tender. Oferta e operatorit fitues ishte njëkohësisht oferta me çmimin më të ulët dhe më të lartë, prej 16,795.20 euro, raporton IndeksOnline.
Fillimisht, Komuna e Malishevës kishte parashikuar 17,520 euro për këtë shërbim, ndërsa kontrata përfundimisht është dhënë për 724.80 euro më pak se vlera e parashikuar.
Kontrata është dhënë më 25 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 26 nëntor. Shërbimi do të kryhet në hapësirat e operatorit ekonomik të shpërblyer. /IndeksOnline/ NJOFTIM
