Ahmeti takon mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është duke qëndruar në Zvicër, ku siç njofton nëpërmjet profilit zyrtar të tij në Facebook, ka takuar ekspertë, profesionistë, biznesmenë dhe bashkatdhetarë, përcjell TV21.
“Me kënaqësi takova sot në Zvicër ekspertë, profesionistë, biznesmenë dhe bashkatdhetarë tanë. Ishte kënaqësi të dëgjoja për arritjet e tyre dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në promovimin e vlerave tona kombëtare, në arsim, shkencë, ekonomi dhe biznes. Bashkëbiseduam për rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë, transferimin e dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe mundësitë e investimit në vendlindje. Mërgata jonë është një pasuri e çmuar kombëtare dhe një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Krenar me arritjet e bashkatdhetarëve tanë!”, shkruan Ahmeti.
