POLITIKATË FUNDIT

Presidenti Begaj në Strugë: Fokus te arsimi shqip, trashëgimia dhe bashkëpunimi rajonal

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë në Strugë, ku ka takuar qytetarë dhe drejtues lokalë, duke vënë theksin te ruajtja e trashëgimisë kulturore, arsimi në gjuhën shqipe dhe bashkëpunimi ndërkomunal.

Sipas njoftimit të publikuar nga vetë kreu i shtetit, bisedat me struganët u përqendruan te ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, artistike dhe artizanale të qytetit.

Gjithashtu u bisedua mbështetja e arsimit në gjuhën shqipe dhe zhvillimi ekonomik dhe turizmi i Strugës

Bashkëpunimi me bashkitë e rajonit përmes projekteve të përbashkëta për të nxitur turizmin dhe për të rritur mirëqenien e komuniteteve

Begaj e cilësoi Strugën si qytet historik, të dijes, artit dhe artizanatit, duke nënvizuar se projekte të përbashkëta rajonale mund të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për banorët.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *