TË FUNDIT

KRU Gjakova: Uji nuk rekomandohet për pije në Gërçinë dhe Damjan pas reshjeve të shiut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji i ujësjellësit në zonat e furnizimit në Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore pas reshjeve të dendura të shiut.

Sipas njoftimit të KRU Gjakova, deri në një njoftim të radhës, uji mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj janë duke monitoruar vazhdimisht cilësinë e ujit dhe se konsumatorët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të situatës.

KRU Gjakova u ka bërë thirrje konsumatorëve në këto dy lokalitete që ta respektojnë njoftimin deri në një vendim të ri. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *