TË FUNDIT

Matt Damon flet për rikthimin në shtëpi pas xhirimeve të “The Odyssey”: Familja mësohet të funksionojë pa ty

Aktori Matt Damon ka rrëfyer se rikthimi në jetën familjare pas disa muajsh xhirime të filmit “The Odyssey” ishte i vështirë, pasi familja e tij, siç thotë ai, ishte mësuar të funksiononte pa praninë e tij.

Damon foli për këtë përvojë për revistën People, së bashku me kolegun John Leguizamo, në prag të publikimit të filmit të Christopher Nolan për shikim në shtëpi.

Aktori ka katër vajza me bashkëshorten e tij, Luciana: Alexia, Isabelle, Gia dhe Stella.

– YouTube www.youtube.com

Më herët, fëmijët e tij e shoqëronin në xhirime, por “The Odyssey” u filmua në Marok, Greqi, Itali, Skoci, Islandë, Saharanë Perëndimore, Maltë dhe Los Angeles, duke bërë që këtë herë ai të qëndronte larg shtëpisë më gjatë se kurrë.

“Familja që ke lënë pas është detyruar të mësojë të funksionojë pa ty, ndërsa ti duhet të gjesh përsëri vendin tënd. Për vite me radhë, fëmijët ishin me mua. Udhëtonim si një cirk familjar. Këtë herë isha larg më shumë se kurrë. Kur përfunduan shkollën, mundën të vinin”, kujtoi ai.

Damon shtoi se rikthimi në shtëpi është gjithmonë një sfidë.

Aktorët, kur flasin mes tyre për këtë periudhë, e quajnë “reentry”, që do të thotë rikthim dhe përshtatje me jetën e përditshme.

Me të u pajtua edhe John Leguizamo (66), i cili ka dy fëmijë me bashkëshorten Justine Maurer.

Në filmin “The Odyssey”, adaptimin e Christopher Nolan të poemës epike të Homerit, Damon interpreton Odiseun.

Në film luajnë gjithashtu Anne Hathaway, Tom Holland, Robert Pattinson, Zendaya, Charlize Theron, Lupita Nyong'o dhe Elliot Page. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *