TË FUNDIT

Hansi Flick thyen rekordin e Guardiolës në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur një rekord të ri në historinë e Ligës së Kampionëve, duke u bërë trajneri që arrin më së shpejti kuotën e 150 golave të shënuar nga skuadrat e tij në këtë garë.

Nën drejtimin e trajnerit gjerman, skuadrat e tij kanë shënuar 150 gola në vetëm 49 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, një shifër që përbën ritmin më të shpejtë të arritur ndonjëherë nga një trajner në këtë kompeticion.

Flick ka lënë kështu pas Pep Guardiolën, i cili mbante rekordin e mëparshëm. Skuadrave të drejtuara nga trajneri spanjoll u ishin nevojitur 65 ndeshje për të arritur kuotën e 150 golave.

Kësisoj, Flick e ka përmirësuar rekordin e Guardiolës me plot 16 ndeshje më pak.

Ky sukses i trajnerit gjerman u vulos pas fitores bindëse të Barcelonës me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Sabahut, ndeshje në të cilën skuadra katalunase vazhdoi paraqitjet e saj në garën më prestigjioze evropiane për klube. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *