LAJME PLUS

Shokohet Kosova, vdes tiktori i njohur nga ky qytet i Kosoves

Sadije Kalludra, nëna e Sejdi Kalludrës, i cili ndërroi jetë ditë më parë, ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë, të Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë për mbështetjen që i dhanë Edit dhe familjes së saj ndër vite.

Në mesazhin e saj, ajo shprehu mirënjohje të veçantë për vushtrriasit që u interesuan për Edin dhe i qëndruan pranë në përditshmëri. Sadije Kalludra tha se, falë ndihmës financiare dhe solidaritetit të qytetarëve, Edi pati mundësi të kishte një banesë të vetën dhe kushte më të mira jetese.

“Vushtrri, faleminderit që dhimbjen tonë e bëtë dhimbje tuajën! Faleminderit që e deshët Edin sa ishte gjallë dhe që e nderuat edhe në ditën kur u nda nga kjo botë. Këtë nuk do ta harroj kurrë!”, shkroi ajo.

Nëna e Edit tregoi se mesazhet, telefonatat, vizitat dhe ngushëllimet pas vdekjes së të birit e kanë prekur thellë familjen. Mes falënderimeve për qytetarët, ajo i drejtoi disa fjalë edhe djalit të saj.

“Edi im, biri im, ndoshta nuk pata mundësi ta ndryshoja çdo vështirësi të jetës sate, por pata fatin të shoh se sa shumë njerëz të deshën, të respektuan dhe të qëndruan pranë teje. Kjo është një pasuri që do ta ruaj përgjithmonë në zemrën time.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *