Valdrina nuk përmbahet me Valdetin ne shtepi – VIDEO EKSKLUZIVE
Atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 është ndezur së fundmi nga çifti i njohur, Valdrina dhe Valdeti. Që kur Valdrina iu bashkua zyrtarisht garës pas një vizite 24-orëshe, dyshja nuk i ka fshehur ndjenjat, duke shkëmbyer vazhdimisht përqafime dhe momente afërsie para banorëve të tjerë dhe kamerave.
Në një klip të publikuar nga faqja zyrtare e programit, shihet se si Valdrina nuk përmbahet pranë bashkëshortit të saj, duke krijuar një situatë mjaft intime.
Megjithatë, pikërisht në kulmin e këtij momenti të nxehtë, një ndërhyrje e papritur nga Vëllai i Madh ka bërë që çiftit t’i ndërpritet “aksioni”, duke shkaktuar të qeshura dhe situata komike mes tyre.
