POLITIKATË FUNDIT

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit.

Gjatë vizitës së bashku me drejtorin e muzeut, Nuer Asllani, ministri Sulejmani ka diskutuar për projektet e ardhshme, si dhe për mundësitë e mbështetjes institucionale me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe promovimin e trashëgimisë së rëndësishme që ruan ky institucion.

Por, momenti që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i një të punësuare në muze e cila i tha ministrit se ai është i vetmi ministër që i ka vizituar pas aktiviteteve të Kongresit të Manastirit.

“Jeni i vetmi që na keni pyetur për hallet që kemi”, iu drejtua ajo ministrit Sulejmani.

“Është detyra jonë”, u përgjigj ministri.

Një moment që nxori në pah rëndësinë e pranisë institucionale dhe të vëmendjes ndaj institucioneve që ruajnë historinë, gjuhën dhe identitetin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *