TË FUNDIT

Spitali i Pejës furnizohet me inventar të ri

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është furnizuar me inventar të ri nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), në kuadër të përmirësimit të kushteve për trajtimin e pacientëve.

Në mesin e pajisjeve të pranuara janë edhe shtretërit e rinj, me të cilët është pajisur Reparti i Pediatrisë.

Sipas njoftimit të spitalit, ky furnizim kontribuon në përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe trajtimit të pacientëve, veçanërisht të fëmijëve që marrin shërbime në këtë institucion shëndetësor.

“Vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.

Spitali ka falënderuar SHSKUK-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa nuk ka bërë të ditur numrin e shtretërve të rinj dhe vlerën e përgjithshme të inventarit të pranuar. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *