Fletarrest prej 9 vitesh për 150 qebapë dhe 20 qofte – i dënuari u zhduk nga burgu
Prej nëntë vitesh, Maqedonia kërkon me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar Petre Karamanovin nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e 150 qebapëve dhe 20 qofteve.
Karamanovi ishte dënuar me 6 vjet e 11 muaj burg, por në vitin 2017, gjatë një vikendi të lejuar jashtë burgut, nuk u kthye më në Idrizovë.
Nga MPB konfirmojnë se për të është lëshuar fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për shkak të arratisjes nga burgu. Nga Idrizova bëjnë të ditur se atij i kishin mbetur edhe disa vite për të vuajtur dënimin.
Rasti prej vitesh përmendet si ilustrim ironik i drejtësisë në Maqedoni, ku historia e qebapëve dhe qofteve vazhdon të jetë më e famshme se vetë arratisja e të dënuarit.
