TË FUNDIT

13 gola në 12 ndeshje, Barcelona dërgon skautët për ta përcjellë sensacionin e Serie A

Barcelona po e shton interesimin për sulmuesin portugez të Monzas, Gustavo Varela, i cili është shndërruar në njërin prej talenteve më të spikatur të Serie A këtë sezon.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe efikasiteti para portës kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën.

Sulmuesi, i lindur në vitin 2005, ka bërë një shpërthim të madh në elitën e futbollit italian falë aftësisë së jashtëzakonshme për të shënuar gola.

Sipas Sky Sport Italia, skautët e Barcelonës e kanë përcjellë nga afër ndeshjen mes Monzas dhe Fiorentinës, ku Varela e konfirmoi edhe një herë potencialin e tij duke realizuar dy gola.

Goli i dytë ishte veçanërisht spektakolar, pasi portugezi shënoi me thembër, duke treguar teknikën e lartë, qetësinë para portës dhe personalitetin e tij në fushë.

Me këto realizime, Varela ka arritur në 11 gola në 11 ndeshje në Serie A, ndërsa në të gjitha garat numëron 13 gola në 12 paraqitje këtë sezon.

Vetëm Donyell Malen ka një mesatare më të mirë të shënimit të golave në kampionatin italian./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *