TË FUNDIT

Shqipëria pritet të mbyllë së shpejti edhe 5 kapituj të tjerë

“Miqtë e Ballkanit Perëndimor” ofrojnë mbështetje në takimin e Athinës".

Shqiperia pritet që shumë shpejt të mbyllë edhe 5 kapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian. Lajmi u bë publik në Athinë në tryezën e miqve të Ballkanit Perëndimor nga ministri i Jashtëm grek Jorgos Gerapetritris.

E pranishme në këtë takim, komisionerja Marta Kos tha se Shqipëria dhe shtetet e tjera pararojë po japin rezultate konkrete me reformat.

Në takimin e Miqve të Ballkanit Perëndimor mori pjesë edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili zhvilloi një takim dypalësh me homologun grek, Jorgo Gerapetritis.

Në takim u rikonfirmua rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vullnetin e përbashkët për të vijuar dialogun e hapur dhe konstruktiv, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivës së përbashkët europiane./Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *