A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit?
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të jetë në Click Plus në TV21 për të folur për zhvillimet ekonomike.
Taravari në video promon e emisionit u pyet se nëse pritet të rikthehet miqësia mes tij dhe kryeministrit Hristijan Mickoski dhe se a është e vërtetë që ASh-ja do të hyjë në Qeveri. Për të parë, i pari i ASh-së tha se mes tij dhe kryeministrit asnjëherë nuk ka pasur një armiqësi, ndërkaq për të dytën tha se kjo “është e pavërtetë”.
“S’kemi pasur armiqësi asnjëherë, por nuk mund të them se kemi edhe ndonjë miqësi të afërt. Kemi pasur bashkëpunim relativisht të mirë në periudhën e kaluar, por prej kur jemi në opozitë ne vazhdojmë te jemi opozitë. Ka zëra se mund të riktheheni në pushtet? Sa janë të vërteta? Jo, kjo është definitivisht e pavërtetë. Ne mund të kthehemi në Qeveri vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare”, tha Taravari.
