TË FUNDIT

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë, mbi 14 mijë përfituese në tetor

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë ka shënuar rënie gjatë muajve të fundit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin tetor, gjithsej 14 mijë e 444 familje kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

Nga ky numër, 11 mijë e 130 familje i përkasin kategorisë së parë, ndërsa 3 mijë e 314 familje kategorisë së dytë.

Krahasuar me muajin shtator, kur ndihmë sociale kishin përfituar 14 mijë e 664 familje, në tetor janë regjistruar 220 familje më pak.

Rënia vërehet edhe në krahasim me fillimin e vitit. Në janar, nga skema e ndihmës sociale kishin përfituar 16 mijë e 110 familje, ndërsa në tetor ky numër ishte 1 mijë e 666 më i ulët.

Të dhënat tregojnë një trend të vazhdueshëm të rënies së numrit të familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale gjatë vitit 2026./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *