POLITIKATË FUNDIT

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin përfaqësues shtetërorë nga Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Shqipërisë, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar.

“Shqipja përgjatë historisë qe shkruar me alfabet latin, grek dhe arab. Pra, me shkrimet e tri qytetërimeve që për shekuj ishin ndeshur nëpër fusha betejash. Në gadishullin tonë, këto shkronja shënonin kufij mes kishash, mes perandorish dhe mes kombesh. Por, në gjuhën shqipe ato kishin shërbyer për një qëllim të vetëm, që një komb të fliste e të merrej vesh mes veti. Dhe kjo, patjetër, është mrekullia e vogël e historisë sonë. Ata faktorë që në botë sjellin ndasi, te ne shpesh gjejnë harmoni. Dialekti nuk u bë kufi shtetëror, ndërsa alfabeti që te të tjerët ishte flamur përçarjeje, te ne u kthye e u bë tryezë bisedimi dhe faktor bashkimi. Feja nuk u bë kufi kombëtar, sepse, siç shkruante pak javë më vonë gazeta “Kombi” e Bostonit, ‘fjala shqipëtar ajo vetvetiu përmbledh të tëra fetë’” , tha kryeministri.

Ai më tej theksoi se Kongresi nuk ishte vetëm gjuhësor, ngaqë aty u formuluan edhe kërkesat politike për njohjen e kombësisë dhe të gjuhës shqipe, duke shtuar se “vërtet shkronjat dhe shteti ecën bashkë. Katër vjet më vonë, në Vlorë u shpall Pavarësia”.

“Atdhetarët e 1908-tës lanë një mësim të thjeshtë për ne, që ne do të duhej ta kishim ndërmend sa herë që duam ta arrijmë një synim bashkë me të tjerët. Marrëveshja nuk kërkon që të zhduken të gjitha dallimet, por kërkon që të vendosim mbi to diçka më të madhe se secili prej nesh veçmas. Për ta, natyrisht, kjo ishte Gjuha Shqipe, thelbi i qenies sonë kombëtare. Është e ditur se ata në të shkuarën kishin më pak liri se ne dhe më shumë arsye për t’u përçarë. Megjithatë, u ulën në një tryezë dhe dolën me një vendim. Ia vlen ta pyesim veten nëse ne, megjithë lirinë që gëzojmë, kemi të drejtë të bëjmë më pak se ata”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për zhvillimin e hovshëm të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, përfshirë robotikën dhe inteligjencën artificiale, kryeministri Kurti theksoi se është detyrë e akademive dhe universiteteve, e ministrive të arsimit dhe instituteve të gjuhës që të bëjnë përkthime e shqipërime të duhura e të përshtatshme, përndryshe rrezikojmë që përherë e më shumë të ndërfuten në diskursin shoqëror e në diskutimin publik fjalët e huaja, por si citate, në kurriz e në llogari të shqipes.

“Shqiptarët ia kanë borxh këtë gjuhës së tyre, ngaqë ruajtja dhe mbrojtja më e mirë dhe më e suksesshme e gjuhës shqipe është pikërisht zgjerimi dhe përparimi i saj me fjalë e shprehje të reja për këto kohë të reja e kaq të shpejta të shekullit XXI. Duke menduar a thua se çka do të mendonin Rilindasit tanë sot dhe duke qëndruar e duke punuar bashkë, sigurisht që do t’ia dalim. E ardhmja jonë është e shkruar në gjuhën e bukur shqipe” , theksoi ai.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi,

I nderuari nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Ardian Gola,

I nderuari z. Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane,

I nderuari z. Agon Ferati, ministër i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive dhe nikoqir i kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme këtu,

I nderuari z. Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit nga Republika e Shqipërisë,

Të nderuar kryetarë të komunave të Çairit dhe Tetovës, bashkëkryetarë të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami,

I nderuari z. Florian Qehaja, ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Kemi një grup të madh parlamentar këtu sonte bashkë, rreth 25 gjithsej nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. I përshëndes që të gjithë.

Të nderuar ministra, zëvendësministra, zyrtarë shteti të të dy Republikave tona, por edhe të Republikës së Shqipërisë, pastaj gjithandej ku jetojnë shqiptarët në Ballkan. Por, në veçanti të dashur bashkatdhetarë, që keni bërë rrugën e largët për t’u kthyer në vendlindjen tuaj, në Manastirin tonë, përshëndetje e përzemërt të gjithë juve.

Në një ditë si kjo, para 118 vitesh, pra më 22 nëntor 1908, në Manastir, rreth 50 delegatë, në mes tyre e vetmja grua, Parashqevi Qiriazi, morën një vendim me të cilin shumica e tyre nuk pajtohej krejtësisht. Pikërisht për këtë arsye, ai vendim zgjati dhe u shoqërua me debate të zjarrta.

Kjo kishte arsyet e veta, ngaqë të gjithë delegatët e Kongresit vinin nga botë që jashtë sallës shpesh ishin në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kishte myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, kishte gegë e toskë, bejlerë e tregtarë, klerikë e laikë, luftëtarë e nëpunës. Erdhën nga të katër vilajetet e asaj kohe, erdhën nga Rumania, Bullgaria, Egjipti, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë prej tyre sillnin me vete edhe idetë, edhe bindjet, edhe shkronjat e veta.

Dhe kjo, patjetër, është mrekullia e vogël e historisë sonë. Ata faktorë që në botë sjellin ndasi, te ne shpesh gjejnë harmoni. Dialekti nuk u bë kufi shtetëror, ndërsa alfabeti që te të tjerët ishte flamur përçarjeje, te ne u kthye e u bë tryezë bisedimi dhe faktor bashkimi. Feja nuk u bë kufi kombëtar, sepse, siç shkruante pak javë më vonë gazeta “Kombi” e Bostonit, “fjala shqipëtar ajo vetvetiu përmbledh të tëra fetë”.

Tashmë dihet se Kongresi nuk ia doli të zgjidhte gjithçka. Komisioni prej 11 vetash i kryesuar nga Gjergj Fishta, nuk arriti të caktonte një alfabet të vetëm. Vendosi të pranonte dy. Atë të Stambollit dhe një ABC thjesht latine, si një përpjekje që Kongresi të mos dështonte në misionin e tij. Vetë Kongresi e quajti këtë hap kthim prapa. Megjithatë, ishte kthimi prapa më largpamës i historisë sonë. Delegatët zgjodhën të mos dilnin pa një vendim, edhe pse asnjëri nuk fitoj plotësisht.

Pas dhjetë vjetësh, jeta vetë e përfundoi punën dhe ABC-ja latine e Kongresit, e mbështetur në atë të Klubit “Bashkimi” të Shkodrës, u bë alfabeti i të gjithë shqiptarëve. Por është mirë të vihet në dukje edhe një fakt. Sipas historianëve, Kongresi nuk ishte vetëm gjuhësor, ngaqë aty u formuluan edhe kërkesat politike për njohjen e kombësisë dhe të gjuhës shqipe. Dhe vërtet shkronjat dhe shteti ecën bashkë. Katër vjet më vonë, në Vlorë u shpall Pavarësia.

Megjithëse kanë kaluar 118 vjet nga ajo kohë, pyetja e Kongresit të Manastirit mbetet e njëjtë: Si të vendosim bashkë kur nuk mendojmë bash njësoj? Shqiptarët jetojnë në disa shtete dhe kanë një diasporë që shtrihet nga Dallasi në Melburn. Ndahemi sipas partive, sipas krahinave, sipas brezave dhe sipas interesave. Këto dallime janë të natyrshme në çdo shoqëri të lirë. Mirëpo, rreziku nuk qëndron te dallimet, por te bindja se marrëveshja është dobësi dhe se kompromisi është një lloj tradhtie.

Të nderuar të pranishëm, pjesëmarrës të këtij tubimi madhështor,

Sot kemi sfida të paimagjinueshme më parë. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, përfshirë robotikën dhe inteligjencën artificiale, ka sjellë shumë fjalë, togfjalësha e fraza të reja në bisedat që bëjmë dhe në mendimet që i shkruajmë. Është detyrë e akademive dhe universiteteve tona, e ministrive të arsimit dhe instituteve të gjuhës që të bëjnë përkthime e shqipërime të duhura e të përshtatshme, përndryshe rrezikojmë që përherë e më shumë të ndërfuten në diskursin shoqëror e në diskutimin publik fjalët e huaja, por si citate, në kurriz e në llogari të shqipes sonë.

Shqiptarët ia kanë borxh këtë gjuhës së tyre, ngaqë ruajtja dhe mbrojtja më e mirë dhe më e suksesshme e gjuhës shqipe është pikërisht zgjerimi dhe përparimi i saj me fjalë e shprehje të reja për këto kohë të reja e kaq të shpejta të shekullit XXI.

Duke menduar a thua se çka do të mendonin Rilindasit tanë sot dhe duke qëndruar e duke punuar bashkë, sigurisht që do t’ia dalim.

E ardhmja jonë është e shkruar në gjuhën e bukur shqipe.

Lavdi atdhetarëve të Manastirit e gëzuar 118-vjetori i Kongresit!

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje, duke filluar nga ora 11:00, ku në rend dite janë një sërë çështjesh parlamentare dhe institucionale. Sipas rendit të ditës, anëtarët e Kryesisë do të…

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve bankare (overdraft). Duke iu referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Halilaj ka…

Lista Studentore (Studentska lista), e cila në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit në Serbi, po paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë–Serbi,…

Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës së publikuar mbrëmë nga rektori Arben Hajrullahu, duke vlerësuar se reagimi i tij nuk…

Ka marrë kohë të gjatë, por tani duket se Partia Popullore Evropiane (EVP) më në fund është drejt një vendimi. Siç raportoi të mërkurën mediumi N1, Presidiumi i EVP-së pritet të propozojë pezullimin e…

Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për borë në zonat malore, ndërsa ngricat e mëngjesit dhe mjegulla do të jenë të pranishme gjatë ditëve në vijim. Territori i Kosovës gjatë javës së ardhshme do të…

Në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Qeveria e Kosovës nderon veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të shqipes themel të përbashkimit kombëtar dhe përparimit arsimor e…

Në kuadër të avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake të FSK-së kanë realizuar aktivitetin e qitjes me…

Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për herë të parë në Kosovë, nën përkujdesjen e Ministrisë së Mbrojtjes, në…

Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një strukturë të përbashkët, të quajtur Lëvizja Studentore…

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka nderuar veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të…

Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar. Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar një pyetje publike Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me vazhdimin e licencës së kompanisë EFT të Vuk Hamoviqit. Në një reagim në Facebook,…

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, së bashku me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, Klodiana Spahiu, kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Përmes një…

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe njësimit të alfabetit. Haxhiu ka theksuar se përfaqësuesit e…

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se avancimi i projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut, përfshirë rrugën Tetovë-Prizren, ishte në fokus të një takimi…

Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë – këtë herë për të kundërshtuar aktgjykimin që i dënoi me gjithsej 81 vjet…

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare. Këtë e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një…

Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, forcimi i kapaciteteve spitalore dhe garantimi i aksesit në shërbime të specializuara për qytetarët e të dy vendeve ishin në fokus…

Aktivistët që organizuan protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë formën e reagimit, duke kaluar nga protestat në aksione të drejtpërdrejta që synojnë zinxhirin institucional përgjegjës për…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe të ruajtjes së gjuhës si një nga vlerat themelore të identitetit…

Publicisti dhe ish-diplomati, Xhevat Mustafa, ka denoncuar një rast që e konsideron si të dyshimtë dhe potencialisht kërcënues, pasi persona të panjohur kanë vizatuar dy simbole me ngjyrë në derën e banesës së tij në…

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve. Fillimisht me mbledhjen e Kryesisë, që do të mbahet në orën 11:00, do të shqyrtohet miratimi i Buxhetit të…

Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e Koshares dhe pjesëtarin e gjeneratës së parë të Policisë së…

Brenda një dite, tri forca politike të Kosovës i kanë kthyer sytë nga mërgata. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me bashkatdhetarë në Bruksel. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës themeloi në Fulda të Gjermanisë…

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij në shërbim të…

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u lejua të takonte vëllanë dhe motrën e tij në Kosovë pa autorizimin e Dhomave të Specializuara në…

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se, sipas të dhënave të muajit tetor 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus…

Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte deklaruar se, po të kishte llogaridhënie, Igrishta më nuk do të hynte në Prokurori. Në…

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu e me vranësira të shpërndara dhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të variojnë 1 deri në 4 gradë celsius. Kurse ato…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të Darkës së Lamës. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku falënderoi…

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra, të integruara në automjetet e blinduara Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur ministri…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës, është duke u djegur për herë të dytë deponia regjionale e mbeturinave, ku edhe ka…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë e rritjes së përfshirjes së bashkatdhetarëve në…

Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në Prishtinë. Dugolli, në një postim në Facebook, ka shprehur dhimbjen për gjendjen e…

Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Kolona e veturave të Policisë dhe zyrtarë policorë të armatosur me armë të gjata…

Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, kanë marrë pjesë në takimin e degëve dhe nëndegëve të kësaj partie në qytetin Fulda të Gjermanisë. Gjatë takimit, ku ishin…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna të Kosovës janë në faza të ndryshme të realizimit. Përmes një postimi në Facebook,…

Altin Krasniqi shpreh mirënjohje për të gjithë ata që u solidarizuan me familjen gjatë qëndrimit katërditor të ish-zëdhënësit të UÇK-së në Kosovë. Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të…

Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi ka publikuar një reagim ironizues, përmes të cilit ka ngritur pikëpyetje se kujt i referohet një deklaratë e bërë ndaj një personi me emrin Jakup. Përmes një postimi, Gacaferi shprehet se nuk e ka të…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin e integrimit evropian. Në kuadër të sesionit të 38-të të Asamblesë Rajonale të…

Avokati serb Çedomir Stojkoviq i ka bërë sot thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të deklarohet nëse krimineli Milan Radoiçiq është lejuar të kalojë ligjërisht kufirin në Serbi. Thirrja e tij vjen pasi…

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë personat që qëndruan pranë familjes së tij në…

Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të trajnimit profesional në modulin “Ballafaqimi me Turma”. Sipas njoftimit të Policisë së…

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një postim, Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje mbi temat që u diskutuan dhe kontributin e Kosovës në…

Presidentja Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Deklaratat e ish-shefit të inteligjencës serbe për Banjskën, Avni Islami: Kosova duhet të forcojë masat e sigurisë

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Historia e Miroslav Filipoviqit!

Tragjeditë ajrore të vitit 1993! Dhimbja që nuk vjetrohet dhe heshtja e pakuptimtë e mediave

Çfarë Shqipërie dhe Kosove do kishim, nëse politika do punonte për rikthimin e emigrantëve në atdhe?!

Jo kameleonë, por shkëmb i palëkundur i Gjergj Kastriotit

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Shaboozey, këngëtari që pushtoi listat me hitin "A Bar Song", është parë shumë i afërt me Ciara…

Taylor Swift ishte sërish në tribunat e stadiumit Arrowhead, por këtë herë me një veshje krejt të thjeshtë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *