POLITIKATË FUNDIT

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Kasamit, në takim u diskutua për çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat që i presin.

“Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë”, shkruan Kasami.

Ndryshe, kryeministri Rama qëndron sot në Maqedoninë e Veriut pasi në mëngjes u përurua sistemi kufitar "One Stop Shop" në Qafë Thanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *