TË FUNDIT

Kim Kardashian shfaqet me kostum të kuq prej lëkure në Las Vegas, mbështet Lewis Hamilton

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në Las Vegas, ku është shfaqur për të mbështetur partnerin e saj, pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

46-vjeçarja zgjodhi një kostum të kuq prej lëkure, me dekolte të hapur dhe detaje me lidhëse përgjatë këmbëve.

Pamjen e kompletoi me një pallto të zezë prej lëkure dhe syze dielli të mëdha.

Kim ka qenë pranë Hamiltonit në disa gara të këtij sezoni, përfshirë ato në Monako, Singapor dhe tashmë Las Vegas.

Romanca e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioze. Muajin e kaluar, Kim pranoi në reality show-n e saj se ishte shumë e lumtur me mënyrën se si po shkonte marrëdhënia.

Gjatë një bisede me komedianen Nikki Glaser, ajo la të kuptohej se Hamilton përmbushte thuajse të gjitha pritshmëritë e saj për partnerin ideal.

Edhe piloti britanik ka folur pozitivisht për lidhjen, duke treguar se i pëlqen të kalojë kohë me katër fëmijët e Kim nga martesa me Kanye West: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *