TË FUNDIT

Veldin Hoxha gjen golin e parë në Rusi, shënon në fitoren e madhe ndaj Zenitit

Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.

Hoxha realizoi në fitoren e rëndësishme të Rubin Kazanit ndaj Zenitit, me rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit rus.

Futbollisti 24-vjeçar shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 67-të, duke vulosur triumfin e Rubin Kazanit ndaj një prej skuadrave më të forta të kampionatit.

🇽🇰🇷🇺 Veldin Hoxha scores the 3-1 goal for Rubin Kazan against Zenit 🌟💪 https://t.co/yx8QkBMklC — Kosovar Talents (@Kosovartalents) November 21, 2026

Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj u inkuadruan në lojë në minutën e 60-të, ndërsa Nazmi Gripshi e ndoqi takimin nga banka e rezervistëve.

Ky ishte një moment i rëndësishëm për Hoxhën, i cili javën e kaluar ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit, që përfundoi me rezultat 0-0./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *