TË FUNDIT

Aktakuzë ndaj një personi për dhunë në familje në Manastir

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje. Sipas aktakuzës, më 10 nëntor, në shtëpinë e tij, i dyshuari ka sulmuar fizikisht të dashurën pas një mosmarrëveshjeje verbale, duke e goditur me grushte dhe shuplaka, si dhe duke e shtrënguar për fyti dhe gojë.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime sipërfaqësore, mavijosje dhe hematoma.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari ishte paraburgosur për shkak të rrezikut të arratisjes dhe përsëritjes së dhunës, pasi ishte larguar nga stacioni policor pas ngjarjes dhe për disa ditë nuk ishte i qasshëm.

Për këtë arsye, prokurori publik i ka propozuar gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *