Man City “harron” të fitojë, ndalet nga Fulhami
Manchester City është ndalur me barazim 1-1 ndaj Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.
Ekipi i Enzo Marescas ka shkuar në katër ndeshje pa fitore, pasi është ndalur në shtëpi nga Fulhami, pas një serie prej tri humbjeve radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë pak më të mirë të vendasve, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 16-të me anë të Rodrigo Muniz, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Oscar Bobb duke dërguar ekipin e tij në pushim me epërsi, pasi goli i Erling Haaland (25’) u anulua për një faul.
On top at the Etihad. 👊 https://t.co/de5pWqPHbX — Fulham Football Club (@FulhamFC) November 21, 2026
Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e rrezikshme, duke krijuar dhe rrezikuar më shumë, por arritën të shënojnë vetëm një gol që nuk ishte i mjaftueshëm për t’u rikthyer fitorja.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të me anë të Elliot Anderson për barazimin 1-1 dhe deri në fund portat mbeten të paprekura, duke bërë që ekipet të kënaqen në fund me nga një pikë.
The points are shared 🤝🩵 1-1 🔴 @okx https://t.co/X3bxDu6v8o — Manchester City (@ManCity) November 21, 2026
Pas këtij barazimi, City e sheh veten në pozitën e tretë me 22 pikë apo pesë më pak se Arsenali lider, ndërsa Fulhami renditet i 14-ti me 11 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, “Qytetarët” udhëtojnë drejt “Emirates” për derbin ndaj Arsenalit, ndërsa londinezët e presin Bournemouthin. /Telegrafi/
