TË FUNDIT

Nëna e shiti fëmijën për 3500 euro dhe me paratë bleu një veturë!

Dy gra në Greqi janë nën hetim dhe përballen me akuza për birësim të paligjshëm, pasi kontrollet policore kanë ngritur dyshime se një foshnjë e porsalindur i është dorëzuar nga nëna e saj një gruaje tjetër në këmbim të parave, percjelle Tema.mk.

Sipas informacioneve të publikuara nga televizioni shtetëror grek ERT, 40-vjeçarja dyshohet se në fillim të këtij viti ia ka dorëzuar foshnjën e saj një gruaje 32-vjeçare nga Aspropirgosi, një vendbanim në perëndim të Athinës. Për dorëzimin e fëmijës, ajo dyshohet se ka marrë 3.500 euro, të cilat, sipas dyshimeve, i ka përdorur për të blerë një veturë.

Foshnja ka lindur në janar në rajonin e Patrës, në veriperëndim të Peloponezit. Pas zbulimit të rastit, fëmija është vendosur përkohësisht nën kujdesin e një spitali në Pirgos, qytet në pjesën jugore të gadishullit.

Sipas ERT-së, të dyja gratë përballen me akuza për kundërvajtje penale lidhur me rastin e birësimit të paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *