POLITIKATË FUNDIT

“Rrugaç, majmun”, fyhen mes vete ministri Çeku e deputeti Zemaj

Gjatë mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po diskutohet për punën dy vjeçare të Qeverisë, janë përdorur gjuhë fyese nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Gjatë mbledhje së Kuvendit, Zemaj i është drejtuar Çekut me fjalët “rrugaç, laper, majmun”, pasi Çeku paraprakisht e ka quajtur gënjeshtar Zemajn për një deklaratë të tijën.

Ai i ka thënë se duhet t’i vijë turp për fjalorin.

Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen.

“Fjala ‘mashtrim’ dhe ‘gënjeshtër’ nuk është fjalor joparlamentar sepse e keni përdorur edhe ju shumë shpesh dhe është përdorur në këtë Kuvend prej kur e mbaj mend unë. Kështu që fjalët tjera janë joparlamentare, ato që po i thotë Zemaj. Nuk e lejoj këtë”, ka thënë Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *