POLITIKATË FUNDIT

“Ulu aty, e mos pengo”, “Edukohu, sepse ju mungon edukata”, deputetja e LDK’së shpërthen ndaj Dimal Bashës së VV’së

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku derisa ka qenë duke e dhënë fjalimin në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po diskutohet për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti është revoltuar me deputetin e VV-së, Dimal Bashën i cili i ndërhynte nga ulësja derisa ajo po mbante fjalën e saj në Kuvend.

“Ti Dimal Basha ulu aty e mos pengo, a e kupton, edukohu, sepse ju mungon edukata, mos ndërhy, ulu aty”, i është drejtuar për një moment Bunjaku Dimal Bashës.
Ajo gjatë fjalimit të saj ishte duku kritikuar Qeverinë në pushtet për stagnim.

“Zonja Gërvalla në këtë foltore dje doli me shumë entuziazëm foli dhe tregoi për rezultatin e 14 shkurtit, dhe na tregoi se si kanë fituar me 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo. Ne e kemi pranu atë rezultat, thjeshtë jemi adaptu, e kemi pranu humbje dhe ju kemi uru suksese, mirëpo suksese e tyne nuk duhet me stagnu me 14 shkurt, “next” duhet me vazhdu tutje”, ka thënë Bunjaku.

Sipas saj të gjithë po flasin për punën e mirë të qeverisë, por sipas saj nuk po dihet a po flitet për Kosovën apo për Zvicrën.

“Qeverisja dy vjeçare e juaja është qeverisë e dëshpërimit dhe e mjerimit, e depresionit qytetar, premtimet e juaja kanë qenë premtime të rrejshme sikurse edhe kauzat, keni manipuluar me qytetarët, manipulimi juaj ka qenë strategjia juaj”, ka thënë ajo.

Pas fjalimit të saj ka reaguar Dimal Basha në foltore.

“Deshta me ja sqaru se tha nuk vjen ma 14 shkurti, prej sodit 313 ditë prapë këna me pas 14 shkurtin, shkurtat nuk nalen asnjëherë, edhe une ja jam dy minuta se mka pelqy edhe pse më thanë të drejtën Vlora Dumoshi fjalimi i saj mka pelqy pak ma shumë”, ka thënë Basha.

Pas këtij fjalimi të tij, ka replikuar sërish Bunjaku.

“Qysh muj me fol me ni Dimal Basha që familjarisht nuk është në rregull e para, e dyta kur thotë se nana tona duhet me i lshu n’livazh, kjo është e turpshme, e treta çka kam me komentu me këtë mazhorancë dhe më këtë qeveri kur e keni trunin e shpërlam, këshu që no koment vazhdoni”, ka qenë përgjigja e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *