TË FUNDIT

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

Ka disa pyetje që mbeten të paharrueshme, sepse na kujtojnë shtëpinë, familjen dhe fëmijërinë. Një prej tyre është edhe shprehja aq e njohur për shqiptarët: “Çka ka me hangër?”.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të këndshëm nga fëmijëria e saj, duke treguar se shqipja ishte gjuha e saj e parë dhe se në shtëpinë e saj përsëritej shpesh pikërisht kjo pyetje.

E pyetur se cila shprehje shqipe dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj, Dua u përgjigj me buzëqeshje: “Çka ka me hangër?”, duke shpjeguar se bëhej fjalë për pyetjen se çfarë kishte për darkë.

Një rrëfim i vogël, por plot ngrohtësi, që na kujton se pavarësisht famës, udhëtimeve dhe suksesit ndërkombëtar, shijet e shtëpisë dhe kujtimet e fëmijërisë mbeten gjithmonë të veçanta./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *